Skena të tensionuara në Skoci: Tifozët "pushtojnë fushën" pasi Celticu eliminon Rangersin nga Kupa

Lojtarët e skuadrave Rangers dhe Celtic u përfshinë në një situatë kaotike pasi tifozët e të dyja palëve hynë në fushë në stadiumin Ibrox, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes.
Incidenti ndodhi pasi Tomas Cvancara realizoi penalltinë vendimtare që i siguroi Celticut kualifikimin në gjysmëfinalen e Kupës së Skocisë, duke fituar 4-2 në penallti pas barazimit 0-0 në kohën e rregullt dhe shtesë.
Tifozët e të dy ekipeve nisën të zbresin në fushë pas përfundimit të ndeshjes, ndërsa atmosfera u tensionua edhe më shumë pasi tifozët e Celtic ishin rikthyer në numër të madh në tribunën “Broomloan Stand”.
Komentatori i Premier Sports, Rory Hamilton, deklaroi se një tifoz i Rangers sulmoi një anëtar të stafit teknik të Celtic gjatë kaosit, ndërsa në transmetim u panë edhe mjete piroteknike që hidheshin në drejtim të tifozëve kundërshtarë.
“Një tjetër tifoz sapo ka hyrë në fushë dhe tani gjithnjë e më shumë po zbresin nga sektori i Rangers”, tha Hamilton.
Bonkers at Ibrox as Celtic fans run onto the field to celebrate with their team.
Rangers fans retaliate by racing on and throwing flares into the away end.
Several fans escorted out by police. #RANCEL pic.twitter.com/Lg6r97SudD
— Larry Henry Jr (@lhenry019) March 8, 2026
“Kjo rrezikon të dalë jashtë kontrollit. Do të jetë shumë e vështirë për policinë ta menaxhojë situatën. Besoj se një anëtar i stafit të Celtic u sulmua nga një person që më pas u arrestua nga policia”.
Ai shtoi se disa flakadanë u ndezën dhe u hodhën drejt tifozëve kundërshtarë, duke e përshkruar fundin e ndeshjes si një pamje shumë të shëmtuar.
“Ishte një fund shumë i keq për një ndeshje që kishte qenë fantastike. Nuk kishte asnjë nevojë për këto skena. Është çmenduri pas një përpjekjeje kaq të madhe në fushë. Është një pamje e shëmtuar, me flakadanë dhe mjete piroteknike që hidhen nga njëra anë në tjetrën”.
Celtic AND Rangers fans storm the pitch at Ibrox as Celtic beat Rangers on penalties…🫣 pic.twitter.com/leqLQT5aET
— george (@StokeyyG2) March 8, 2026
Hamilton theksoi se ishte për të ardhur keq që një ndeshje kaq e madhe u mbyll me incidente të tilla, ndërsa lojtarët e të dy skuadrave u larguan nga fusha në mënyrë të qetë pasi kishin treguar sjellje shembullore gjatë 120 minutave dhe serisë së penalltive./Telegrafi/






















































