LAJMI I FUNDIT:

Skena e sikletshme e Milanos hijeshohet nga modelet me tre gjinj

Skena e sikletshme e Milanos hijeshohet nga modelet me tre gjinj

Java e modës në Milano ka qenë një shfaqje sa e bukur aq edhe e sikletshme për të pranishmit, pasi në pasarelë janë shfaqur modele me tre gjinj.

Dy modele kishin një gji protezë të futur mes gjinjve të tyre naturalë, duke krijuar një pamje shumë të çuditshme.


Marka italiane GCDS e ka quajtur këtë koleksion “Perëndia nuk mund të shkatërrojë stilin e rrugës” dhe modelet me tre gjokse sollën në pasarelë një pamje distopike.

Giordano Calza shpjegoi se si donte që shfaqja e tij e modës t’i bënte njerëzit të mendonin për të ardhmen.

Deri më tani, Java e Modës në Milano ishte si gjithë të tjerat. Donatella Versace prezantoi një koleksion tipik, me supermodele si Shalom Harlow. Karl Lagerfeld solli treçerekëshet e çiklistëve te Fendi. Brandi italian GCDS solli modele me tre gjokse në pasarelë. Prit…

Në fakt, po. Si pjesë e një koleksioni me bluza neon, minifunde shumë mini, fustane vinili, ngrohëse pulpash, disa prej modeleve sfiluan në pasarelë me panele protezash në kraharor që dukeshin si tre gjinj.

Modelet ishin frymëzuar nga personazhi i një prostitute në filmin “Total Recall” të Arnold Schwarzenegger në vitin 1990.

Qëllimi i brendit ishte parashikimi i trupave të njerëzve në të ardhmen, duke marrë parasysh se pasarela ndriçohej nga tabela që shkruanin “GCDS Corp është Zoti i vetëm”, si dhe një mesazh për të pranuar gjithë trupat, ashtu si janë.

Koleksioni i GCDS vjen në një moment të volitshëm. Në Javën e Modës në Londër, Xander Zhou paraqiti burra “shtatzënë”, ndërsa tek A. Human, një ekspozitë në New York, bizhuteritë inkorporoheshin me trupin e modeles.

Të gjithë duan të duken si një filtër Snapchat-i dhe ndoshta ideja e tre gjinjve nuk është aq e paimagjinueshme sa duket. Ja, një tjetër standard i paarritshëm.

/Telegrafi/