Në pjesën e katërt të hulumtimit për aferën e mashtrimit të 920 kosovarëve, Insajderi sjell biseda të incizuara telefonike dhe mesazhe të shkruara të cilat dëshmojnë përfshirjen e Milaim Zekës. Bisedat dëshmojnë se si ishin paguar paratë për viza në llogarinë bankare të firmës së Zekës “Qendra mediale Mozaiku i Kosovës”. Pos kësaj, dëshmohet se si policia i ka lejuar qasje Milaim Zekës në të dhënat personale të Ilir Krasniqit, të cilat i ka përdorur për shantazh.
Një pjesë të parave të mashtrimit të 920 kosovarëve me viza pune në Gjermani, kanë dalë në llogarinë bankare të firmës “Qendra mediale Mozaiku i Kosovës”.
Pronar i saj është Milaim Zeka.
Pjesën tjetër dyshohet se i ka marrë në dorë. Qarkullimi i parave të këtij biznesi zbulohet nga bisedat dhe mesazhet telefonike të deputetit të Nismës për Kosovën, Milaim Zeka me partnerin e tij, Ilir Krasniqi.
Në pjesën e katërt të hulumtimit për mashtrimet me viza pune të kryera nga pronarët e firmës “Ilir Krasniqi Milaim Zeka OP”, Insajderi sjell dëshmi për implikimin e deputetit në këto mashtrime.
Vërtetohen po ashtu shantazhet dhe përpjekjet e Zekës për ta frikësuar Ilir Krasniqin, në mënyrë që ai të nënshkruajë një marrëveshje me të cilën do të deklaronte se “Milaim Zeka nuk ka qenë i përfshirë në biznesin e vizave”.
Në këtë histori mashtrimi është përfshirë edhe Policia e Kosovës.
Dëshmitë zbulojnë një skandal se si policia i ka lejuar Zekës qasje të pakufizuar në të dhënat personale të mbrojtura me ligj.
Gjatë marrjes në pyetje të Milaim Zekës, ai ka fotografuar dosjen e Ilir Krasniqit, përfshirë shenjat e gishtërinjve.
Në këto të dhëna nuk mund të ketë qasje askush pa vendim të Gjykatës. Këto të dhëna, përfshirë fotografinë, Zeka ia ka dërguar Ilir Krasniqit me Viber për ta frikësuar dhe shantazhuar.
“Unë sot jam thirr në polici për krime serioze. Katër orë më kanë marrë në pyetje. Edhe ma tregun këtë foto që ishin duke të shpall arrest ndërkombëtar”, i kishte shkruar Zeka.
Krasniqi i përgjigjet se nuk i frikësohet derisa i tregon se ka filluar t’ua kthejë paratë aplikantëve.
“Për këto shantazhe që m’i kë ba janë vepër penale. Këtë duhesh me ditë. Firma është në emër të dyve. Paret shumica janë dal në konto të ‘Mozaikut’. Ti e din që ke thanë nuk merrem me ty, ti prapë je marrë. Unë jam t’u i kthy të gjitha paret e secilit. Duhet me të ardhë marre që fol për mu kur unë kurrë në jetë s’merrem me ty. E di më kanë ke fol shumë mirë, por ajo le të jetë në ndërgjegjen tande, por e di që unë të mërkurën jam në Kosovë, direkt të prokurori”, thotë Krasniqi.
Në një bisedë tjetër Milaim Zeka i thotë Ilir Krasniqit që t’i tregojë se sa para ia kishte dhënë në mënyrë që t’ia kthejë.
“Po, po unë krejt t’i kthej. Ama qysh mundesh ti me thanë që e kemi firmën bashkë kur ti e din që nuk është e vërtetë”, shkruan Zeka.
Krasniqi i përgjigjet se nuk ka nevojë t’ia kthej asnjë cent sepse e siç thotë ai “e ka pasur idoll Zekën dhe e ka dashur pa ndonjë interes”.
“O nuk du asnjë cent as për aplikantë, e as për bileta, e as çka kam pagu për ty. Mos se pasha tokë e qiell s’të bjen mirë. Mos. Ti e din që nuk du me pas ma asnjë sen të keq e as të mirë me ty. Boll, boll shkove kaq larg. Të lutëm.
Zeka i përgjigjet se nuk i frikësohet asnjë prokurori.
“Unë nuk nij për asnjë prokuror në botë”.
Një bisedë e mëhershme e demanton pretendimin e Milaim Zekës së nuk ka qenë pronar i firmës. Ai i shkruan Krasniqit që ta heq emrin e tij nga firma si dhe të Edës, bashkëshortes së tij.
Ndërkohë, bisedat telefonike të incizuara tregojnë se si Zeka dhe Krasniqi kishin blerë një shtëpi mbi gjysmë milioni euro nga Faton Ramadani. Aty dëshmohet se Zeka ishte tërhequr nga kjo blerje.
Secili duhej të paguante nga 250 mijë euro. Insajderi sjell këto biseda pa ndërhyrje.
Pavarësisht pretendimeve të Zekës se nuk ka hak as hile në këtë aferë, Prokuroria po e heton atë për krim të organizuar, mashtrim dhe shmangie nga tatimi. Hetimi po kryhet edhe kundër Ilir Krasniqit dhe bashkëshortes së tij /Insajderi.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës