LAJMI I FUNDIT:

Skela në formacionin më të mirë të javës së 29-të

Skela në formacionin më të mirë të javës së 29-të

Befasia kryesore e javës së 29-të në Bundesligën gjermane ishte humbja e liderit Wolfsburg nga skuadra e Ervin Skelës, Energie Cottbus, e cila lufton për ekzistencë. Humbje ka pësuar edhe kampioni Bayern Munich në Allianz Arena nga Schalke, që i kushtoi me punë trajnerit Juergen Klinsmann. Pretendentët tjerë për titull, Hertha Berlin dhe Stuttgart kanë shënuar fitore, ndërsa Hamburgu është mposhtur si mysafir i Borussia Dortmundit.

Më të mirët e javës së 29-të në Bundesliga (3-4-3):

Portier: Gerhard Tremmel (Energie Cottbus)

Mbrojtës: Heiko Westermann (Schalke), Ludovic Magnin (Stuttgart), Patrick Owomoyela (Borussia Dortmund)


Mesfushorë: Nuri Sahin (Borussia Dortmund), Leon Andreasen (Hannover), Diego (Werder Bremen), Ervin Skela (Energie Cottbus)

Sulmues: Dimitar Rangelov (Energie Cottbus), Stanislav Sestak (Bochum), Cacau (Stuttgart)