Skaneri natyral zbulon diagnozën tuaj: Nëpërmjet meditimit mund ta skanoni gjithë trupin

Bëjeni këtë meditim kur nuk jeni të sigurt se çfarë po ndodh saktësisht në trupin tuaj
Me ndihmën e këtij ushtrimi do të bëheni diagnostikuesi më i mirë i gjendjes vetjake, ndërkaq stresi dhe tendosja do të dalin nga trupi në mënyrën më të mirë të mundshme.
E vetmja gjë që ju nevojitet për këtë meditim të skanimit të trupit janë disa minuta dhe hapësira që të shtriheni dhe të qetësoheni.
Shtrijuni në shpinë apo uluni në atë mënyrë që të ndiheni rehat. Kushtoni kujdes se si ndihet trupi juaj.
Orientoni vëmendjen te frymëmarrja. Orientoni vëmendjen te koka dhe kushtoni kujdes pjesëve në të cilat ndieni tendosje. Lirojeni atë stres me çdo nxjerrje fryme.
Orientoni tani kujdesin te veshët tuaj, a dëgjoni ndonjë tingull?
Pastaj kaloni te qafa dhe supet. Këto janë zonat në të cilat grumbullohet stresi ashtu që tani i vizualizoni dhe nëpërmjet nxjerrjes së frymës lironi tendosjen e grumbulluar, transmeton Telegrafi.
Kushtoni kujdes tani supeve dhe shpinës dhe pjesëve të trupit të cilat prekin dyshemenë apo karrigen. Kalojeni fokusin në koshin e kraharorit. Vështroni nga brenda se si kraharori ulet dhe ngrihet me frymëmarrje. Vendosni duart në stomak dhe ndieni se si ai lëvizet në harmoni me frymëmarrjen.
Kalojeni vëmendjen në pjesën e poshtme të shpinës dhe kushtoni kujdes nëse ekziston tendosja në atë pjesë të trupit. Pastaj kaloni nëpër komblik, kërdhokulla dhe në pjesën e të ndenjurave.
A ndieni që trupi po ju lirohet me çdo nxjerrje fryme?
Tani orientoni vëmendjen te këmbët: a ndieni peshën, ngërçin apo këmbët ju janë të lehta dhe të relaksuara?
Në fund, orientoni vëmendjen te shputat. Kushtoni kujdes çdo pjese të shputave dhe merrni frymë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës