LAJMI I FUNDIT:

Skandali i Barcelonës se si nuk e kishte dëgjuar Braidan në transferimin e Haaland, Zaniolo dhe Barella

Skandali i Barcelonës se si nuk e kishte dëgjuar Braidan në transferimin e Haaland, Zaniolo dhe Barella

Ish-drejtori sportiv i Milanit dhe Barcelonës, Ariedo Braida tregon se ai u ofroi Blaugranasve lojtarë si Nicolo Zaniolo, Erling Haaland dhe Nicolò Barella.

Braida u emërua drejtori sportiv i klubit katalunas në vitin 2015, një rol që ai e kishte mbuluar për më shumë se katër vjet para se t’i ndanin rrugët.

“Kam studiuar lojtarë dhe kam sugjeruar disa emra si [Erling] Haaland, nga Borussia Dortmund, kur ai ishte ende duke luajtur për Rosenborg. Klubi tha jo sepse ai nuk kishte një profil të Barçës”, ka thënë Braida për Radio Marca.


Foto: Ariedo Braida

“Nga Italia, unë gjithashtu sugjerova emra të tjerë, të tillë si [Nicolo] Barella, i cili tani është në Inter, ose [Nicolo] Zaniolo i Romës”.

“Nuk mund të bëja asgjë. Unë lash mënjanë dhe kishte njerëz të tjerë të ngarkuar me negociatat”.

Braida, një ish-drejtor i Milanit, gjithashtu zbuloi se Barcelona u përpoq të nënshkruante me Paul Pogban nga Juventus para se ai të rikthehej te Manchester United.

“Nuk është gënjeshtër. Është e vërtetë që unë dhe Albert Soler shkuam në Milano për të takuar Juventusin, por pavarësisht bisedimeve nuk kishte qëllim të nënshkrimit të tij. Në fakt, Pogba përfundoi duke qëndruar në Torino atë verë”.

“Unë thashë që ai ishte një lojtar i shkëlqyeshëm, fola për të me Albert Soler, me të cilin mendoj se kisha një marrëdhënie të mirë personale, por edhe një herë, në aspektin profesional, nuk mund të punonim së bashku sepse nuk më lejohej ta bëja atë”, ka shtuar më tej ai

Braida paditi Barcelonën në 1 tetor të vitit 2019 për shkarkim pa ndonjë arsye të duhur. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Zbulohen fjalët që ia tha Messi gjyqtarit gjatë përplasjes së ashpër verbale me të

Zbulohen fjalët që ia tha Messi gjyqtarit gjatë përplasjes së ashpër verbale me të

Ndërkombëtare
Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Premier League
Kalo në kategori