Skandal në QKMF Lipjan: Mjekët ia qesin çelësin repartit stomatologjik (Video)
Jo rrallë herë pacientët detyrohen të presin për të marrë një tretman mjekësor në shtëpitë e shëndetit.
Mirëpo, sot në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan, pacientët të cilët kanë shkuar për të marrë tretman mjekësor nuk kanë mundur ta bëjnë një gjë të tillë e kjo për faktin se askush nga stafi mjekësor nuk ka qenë aty, transmeton Telegrafi.
Njëri nga pacientët i cili kishte shkuar për të marrë tretman në ordinancën stomatologjike në QKMF ka bërë edhe një video, ku shihet qartë se të gjitha zyret e mjekëve të ndërrimit të pasdites janë të mbyllura me qelës.
Ani pse koha e pauzës për ndërrimin e pasdites është nga ora 16:00-16:30, mjekëve siç duket nuk iu është bërë vonë dhe e kanë vazhduar edhe për një orë pauzën./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251