LAJMI I FUNDIT:

Skandal në Bosnje dhe Hercegovinë, Shërbimi Sekret përgjonte politikanë e gazetarë pa urdhër gjykate?

Skandal në Bosnje dhe Hercegovinë, Shërbimi Sekret përgjonte politikanë e gazetarë pa urdhër gjykate?

Kreu i diplomacisë së Bosnje dhe Hercegovinës, Elmedin Konakoviq, ka deklaruar në një intervistë dhënë mbrëmë se Shërbimi Sekret i këtij vendi i njohur si OSA ka përgjuar ilegalisht qindra persona, përfshirë politikanë e gazetarë, duke akuzuar rënë menaxhmentin dhe partinë demokratike të Bosnjës për këto  veprime.

Konakoviq që është në kryer të partisë në pushtet “Populli dhe Drejtësia”, ka thënë se keqpërdorime në OSA janë zbuluar pasi që qeveria e re ka marrë postet dhe Osman Mehmedagiqin e shkarkoi nga posti i drejtorit të OSA-s, pasi konsiderohet i afërt me Partinë e Veprimit Demokratik, transmeton Telegrafi.

“Më e rëndësishme ka qenë shkarkimi i kreut të OSA-s. Ai ka qenë koka, mbrojtësi i të gjitha proceseve”, theksoi Konakoviq.


Madje pretendon se ekzistojnë “qindra raste të përgjimeve të personave nga politikanë deri në gazetarë – oponentë të regjimit që janë përgjuar pa urdhër të gjykatës.

“E di se kanë përdorur kartela të dyfishta, se kanë mundur të falsifikonin kartelën tuaj, timen dhe të merrnin telefonat tonë dhe mesazhet”, shtoi Konakoviq, duke pranuar se të gjitha rastet e abuzimit i janë dorëzuar Prokurorisë në BeH.

Ish-drejtori i OSA-së, Osman Mehmadagiq Osmica, u fut në listën e zezë të zyrtarëve të sanksionuar nga autoritetet amerikane menjëherë pas shkarkimit të tij në fillim të këtij viti.

Ata e akuzuan se ka keqpërdorur punën e kësaj agjencie të sigurimit në favor të SDA-së. E Konakoviq është i bindur se Osmica ka punuar në interes të kreut të SDA-së. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Botë
Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Botë
Kalo në kategori