LAJMI I FUNDIT:

S’ka zgjidhje për kaosin në rrugët e Tetovës, ardhja e mërgimtarëve rëndon problemin

S’ka zgjidhje për kaosin në rrugët e Tetovës, ardhja e mërgimtarëve rëndon problemin

Edhe pse stina e ardhjes së mërgimtarëve po ofrohet, as komuna e as Sektori i Punëve të Brendshme i Tetovës nuk kanë marrë ende asnjë hap për ta zbutur kaosin në rrugët e Tetovës. Komuna akuzon madje SPB-në se nuk bashkëpunon si duhet.

“I kemi votuar tashmë që shumë rrugë të bëhen një kahesh dhe kjo do të jetë efektive, dhe do jetë e qasshme sepse shumë rrugë nuk janë të gjëra sa duhet për të qenë me dy drejtime. Me vendim që e sollëm në këshill ato rrugë do bëhen një kahesh dhe shumë do e zbusin komunikacionin. Ne do dërgojmë shkresë deri tek SPB dhe nëse ata nuk ndërmarrin masa, ne do dalim para opinionit dhe do e shpalosim se ku qëndron problemi”, deklaroi Besar Durmishi, Kryetar i këshillit komunal Tetovë.

Sektori i Punëve të Brendshme i Tetovës, thotë se ka plan për uljen e kaosit në rrugë por nuk tregoj se kur do ta zbatojë. Nga ana tjetër SPB apelon shoferët e vendit, që pas ardhjes së mërgimtarëve, sa më pak të përdorin makinat.


“Kërkojmë nga qytetarët që veturat e tyre gjatë asaj periudhë apelojmë që të mos i parkojnë vend e pa vend dhe pa nevojë të mos dalin rrugëve të qytetit. Sa i përket akuzave që përmendët, veprimet në terren shpjegojnë të kundërtën sepse përditë me shërbimin e merimangës kemi të angazhuar nga gjashtë policë në ditë dhe vetëm dje kemi ngritur 24 makina me shërbimin e merimangës dhe 23 parashtresa adekuate për gabim parkim nëpër rrugët e Tetovës”, deklaroi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB Tetovë.

“Hapi i vetëm që merret nga komuna e Tetovës me ardhjen e mërgimtarëve tash e më se një dekadë, për zbutjen e stresit nëpër rrugë që shfaqet me shtimin e numrit të makinave është hapja e oborreve të shkollave, por viteve të fundit, edhe këta tregohen të pa suksesshme dhe rrugët sërish janë të bllokuara”, raporton Bashkim Sulejmani, gazetar. /Alsat.mk

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Lajme
Kalo në kategori