Situatë e rëndë në juglindje të Shqipërisë, përmbytet fusha e aviacionit në Lumalas

Situatë e rëndë është regjistruar në juglindje të vendit pas reshjeve intensive të shiut gjatë orëve të fundit.
Në një lagje në fshatin Sovjan janë evakuuar 4 familje, pasi kanali i ujërave të larta ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur disa shtëpi. Familjet janë evakuuar nga forcat e policisë dhe zjarrfikësit, pasi kanalet kulluese kanë dalë jashtë funksionit për shkak të prurjeve të mëdha.
Situatë problematike paraqitet edhe në fushën e Maliqit, ku sipërfaqet e përmbytura janë shumë të mëdha.
Ndërkohë, situatë e rëndë paraqitet edhe në fushën e Korçës, në fshatrat Çiflig, Bulgarec e Lumalas, ku nga reshjet e shiut është përmbytur edhe fusha e aviacionit në Lumalas. /euronews.al/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































