LAJMI I FUNDIT:

Situata me pandeminë po del jashtë kontrollit, Britania e Madhe angazhon edhe ushtrinë

Situata me pandeminë po del jashtë kontrollit, Britania e Madhe angazhon edhe ushtrinë

Boris Johnson paraqiti masa më të rrepta për të parandaluar përhapjen e epidemisë. Ato mund të qëndrojnë në fuqi për gjashtë muaj.

“Ne jemi në një pikë kthese të rrezikshme në luftën kundër coronavirusit dhe këto masa mund të qëndrojnë në fuqi për gjashtë muaj, që do të thotë se ato do të vlejnë edhe për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri”, tha kryeministri britanik.

Johnson u tha qytetarëve të punonin nga shtëpia, nëse ishte e mundur, dhe të mbyllnin baret dhe restorantet më herët, në orën 10 pasdite, në mënyrë që të parandalonin përhapjen e shpejtë të valës së dytë të coronavirusit dhe t’u shërbenin mysafirëve vetëm në tavolina, raporton BBC.


Fakti që ushtrisë iu dha autoriteti për të ndihmuar policinë në zbatimin e dispozitave më të rrepta gjithashtu dëshmon se sa e rëndë është situata, transmeton Telegrafi.

“Ne rezervojmë të drejtën për të vendosur një forcë më të madhe me masa dukshëm më kufizuese”, tha Johnson në një fjalim para anëtarëve të Parlamentit Britanik.

Johnson paralajmëron se britanikët duhet të punojnë nga shtëpia
Lexo po ashtu Johnson paralajmëron se britanikët duhet të punojnë nga shtëpia

Masat po merren vetëm një ditë pasi ekspertët e shëndetësisë paralajmëruan se Britania do të përballej me një rritje eksponenciale të vdekjes brenda pak javësh, nëse nuk merren masa urgjente. Nëse është kështu, do të kemi 50 mijë raste të reja dhe 200 vdekje në ditë deri në nëntor.

Të kujtojmë, Britania regjistron më shumë se 6,000 raste të reja në bazë ditore dhe pranimet në spital dyfishohen çdo tetë ditë.

Deri më tani, më shumë se 41 njerëz kanë vdekur gjersa 398,625 janë infektuar me COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Azia
Kryetari i Kongresit amerikan, Johnson: Nuk kemi 'oreks' për ta financuar më shumë Ukrainën

Kryetari i Kongresit amerikan, Johnson: Nuk kemi 'oreks' për ta financuar më shumë Ukrainën

Amerika
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Gjykatësi urdhëron sërish administratën Trump të mos i bllokojë fondet e USAID-it

Gjykatësi urdhëron sërish administratën Trump të mos i bllokojë fondet e USAID-it

Amerika
Kalo në kategori