Sipas tyre, numri i të vrarëve mund të rritet, “marrë parasysh se shumë të plagosur janë në gjendje kritike”.

Televizioni shtetëror i Sirisë ka konfirmuar lajmin, por asnjëra palë nuk ka folur për autorët e mundshëm, transmetojnë mediat.


Në rrafshin diplomatik, sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë se Shtetet e Bashkuara, për herë të parë, do të sigurojnë mbështetje të drejtpërdrejtë për rebelët sirianë, të cilët luftojnë për rrëzimin e regjimit të presidentit Bashar al-Assad.

Konflikti në Siri ka nisur qysh në mars të vitit 2011 dhe deri më tash ka rezultuar me afro 70,000 njerëz të vrarë. /Telegrafi/