Ish-sulmuesi spanjoll, Luis Garcia, ka zbuluar se kush është lojtari më i mirë me të cilin ai ka luajtur gjatë karrierës së tij të bujshme.

Garcia në të kaluarën ishte pjesë e ekipe të mëdha si Liverpool, Barcelona e Atletico Madrid, por zgjedhja e tij për bashkëlojtarin më të mirë i gëzoi vetëm tifozët e klubit anglez.


"Duhet të jetë Gerrard, sepse si lojtar ai i kishte të gjitha. Ishte një lider, shënonte gola, bënte asistime, çdo gjë”, ka thënë Garcia për faqen e Ligës së Kampionëve në Twitter.

Spanjoli me Liverpoolin fitoi Ligën e Kampionëve, Super Kupën e UEFA-së dhe Kupën FA. /Telegrafi/