Triumfi klasik i Jannik Sinner kundër Novak Djokovic bëri që numri 1 i botës të sigurojë një finale të shumëpritur të French Open 2025 kundër Carlos Alcaraz (2), që do të luhet të dielën.

Kryesuesi i turneut, Sinner, e mposhti shtatë herë finalistin Novak Djokovic (6) në tri sete, 6-4, 7-5, 7-6(3), duke siguruar finalen e tij të parë në Roland Garros.


Kampioni në fuqi, Alcaraz (2), u kualifikua pasi Lorenzo Musetti (8) u detyrua të tërhiqej për shkak të një dëmtimi kur ishte duke humbur 6-4, 6-7(3), 0-6, 0-2 në Court Philippe-Chatrier.

Kjo do të jetë hera e parë që Sinner dhe Alcaraz përballen në një finale Grand Slam.

Spanjolli Alcaraz është në kërkim të titullit të pestë madhor, ndërsa nga ana tjetër, italiani Sinner po kërkon të fitojë slamin e tretë radhazi.

Ky duel premton spektakël të vërtetë dhe emocione të forta në Paris. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app