Qeveria e Kosovës ende nuk i është përgjigjur kërkesave të sindikatave, për përfshirjen e këtyre të fundit në hartimin e Projektligjit për Pagat.
Ani pse javë më parë Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK), mbajti një protestë të cilës iu bashkëngjit edhe SBASHK-u, ku prezantuan shqetësimet e tyre, Qeveria e Kosovës ka vazhduar të qëndroj e heshtur sa i përket këtyre kërkesave.
E këto dy sindikata kanë paralajmëruar se do të marrin veprime radikale nëse Qeveria vazhdon t’i injoroj kërkesat e tyre.
Kryetari i FSSHK-së, Blerim Syla ka thënë për Telegrafin se kanë marrë vendim që të enjten i gjithë personeli shëndetësorë të hyjë në grevë.
“Nuk kemi marrë ende përgjigje nga Qeveria. Ne kemi marrë vendim që të enjten të filloj greva nga ora 07:00 deri në ora 15:00, dhe do të punojmë vetëm për rastet urgjente”, ka thënë Syla.
Ai ka shtuar se greva do të vazhdojë sërish të enjten tjetër.
“Kjo do të vazhdojë edhe të enjten tjetër. Pra greva për këtë fillim do të mbahet vetëm të enjteve”, u shpreh Syla.
Në anën tjetër, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj tha për Telegrafin se as ata ende nuk kanë marrë përgjigje nga Qeveria e Kosovës, për kërkesat e tyre.
“Nuk kemi marrë asnjë përgjigje deri më tash, ndërkaq, ajo çfarë mund të them është se për të krijuar hapësirë për dialog ne i jemi drejtuar edhe shefave të grupeve parlamentare. Dje kemi qenë pjesë e një tryeze që e kishte organizuar shefi i grupit paraletrar të AAK-së, kurse nesër në ora 13:30 do të kemi takim në Kuvend me shefen e Grupit parlamentar të LVV-së dhe me deputetë nga kjo parti. Nga qeveria nuk kemi ndonjë ftesë për takim. I kemi kërkuar takim edhe ministres Nagavci mirëpo e njëjta është jashtë vendit, dhe nga kabineti i saj na kanë thënë që në momentin që ministrja të kthehet do të organizojnë takim”, tha Jasharaj.
Ai bëri të ditur se janë duke bërë përgatitjet për protestën e paralajmëruar më 4 dhjetor dhe nëse pas kësaj nuk do të ketë reagim nga Qeveria, atëherë do të mbajnë një tjetër protestë më 18 dhjetor.
Ai u shpreh se nëse Qeveria sërish nuk reagon pas këtyre dy protestave atëherë do të fillojnë me greva.
“Kolegët e mi, kryetarët e niveleve komunale janë duke mbajtur takime me kryesitë e këshillave të prindërve të komunave duke u mobilizuar bashkë që më 4 dhjetor të jemi në protestën e paralajmëruar. Do të jetë protestë me numër të kufizuar shkaku i pandemisë. Urojmë që fare të mos vijë puna që të mbahet kjo protestë, por nëse mbahet atëherë do të shohim nëse Qeveria do të vazhdoj të qëndroj e barrikaduar dhe e heshtur ne do të përgatitemi dhe do ta kemi më 18 dhjetor një protestë edhe më të madhe dhe nëse ajo nuk sjellë rezultate atëherë do të fillojmë me greva”, u shpreh Jasharaj për Telegrafin.
Jasharaj shtoi se “nuk është faji ynë, ngase po e shihni se ne e kemi lënë protestën më 4 dhe i kemi dhënë hapësirë Qeverisë që të diskutoj me ne për Ligjin e Pagave, por nëse ajo nuk është e interesuar, qeveria duhet ta kuptoj që kur nuk ka dialog atëherë sindikatat do të reagojnë”.
Ai theksoi se e gjitha është në dorë të Qeverisë që të mos ndodhin gjëra të tilla.
Telegrafi ka dërguar pyetje në Qeverinë e Kosovës për ta parë nëse do të marrin ndonjë veprim lidhur me kërkesat e Sindikatave, por ende nuk ka marrë përgjigje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Fjalët kanë peshë”, Abdixhiku refuzon ftesën e Kurtit: Nuk e gjejmë veten as për konsultim

“Bota po përgatitet për betejën e madhe, asnjë vend s’është i sigurtë”

"Qeverinë mund ta bëjë LVV-ja ose shkojmë në zgjedhje", Haxhiu: Ajo që dihet është se Albin Kurti do të jetë kryeministër i ardhshëm

Vrasja me thikë në Fushë-Kosovë, babai i njërit të akuzuar thotë se djalin ia mori në qafë shoku

"Ne duam të guxojmë më shumë demokraci", Kurti në Bruksel citon ish-kancelarin gjerman Willy Brandt

Ramabaja: Kam pasur informacione se Duda Balje është takuar me Radoiçiqin më 28 shkurt

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Hajdari nënshkruan vendimin për rregullimin e çmimeve të naftës – caktohet marzha maksimale të fitimit

Ramabaja: Kam pasur informacione se Duda Balje është takuar me Radoiçiqin më 28 shkurt

Ylli i Borussia Dortmundit lëndohet rëndë para sfidës me Barcelonën dhe humbet sezonin

Rënia e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, Berjani: Në Kosovë nafta mund të bie në 1 euro

Diana Tahiri konfirmon ndarjen nga Arion Rexha

Miliarderi britanik: Trump ka disa orë për të korrigjuar një gabim të madh me tarifat