LAJMI I FUNDIT:

Sindikata: Draft Statuti për Trepçën të kthehet në pikën zero

Sindikata: Draft Statuti për Trepçën të kthehet në pikën zero
Foto: Ilustrim

Sindikata e Punëtorëve të Trepçës ka kërkuar nga institucionet vendore që të hedhet poshtë Draft Statuti për ndërmarrjen Trepça SH.A i propozuar nga Bordi i Trepçës, dhe të hartohet një statut i ri me kyçjen e ekspertëve më të mirë në vend që e njohin problematiken e Trepçës.

Po ashtu kjo sindikatë ka kërkuar garanci që kërkesat sociale të zgjidhjen me ligj, shkruan Telegrafi.
Kërkesat e Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës:

Në takimin e përbashkët të shoqatave sindikale të punëtoreve të Trepçës dhe të stafit menaxhues të Trepçës të thirrur për implementimin e kërkesave të punëtoreve të Trepçës në Statutin e ndërmarrjes Trepça sh.a. dolën këto kërkesa sa vijon:
1. Kërkohet që të behet ndryshim-plotësimi i Ligjit për Trepçën i cili shihet si pengesë për implementimin e kërkesave të parashtruara të punëtorëve të Trepçës.
2. Draft Statuti i Trepça sh.a. i propozuar nga Bordi i Trepçës të kthehet në pikën zero.
3. Të garantohet që kërkesat e parashtruara sociale të zgjidhen me ligj paralel me aprovimin e Statutit të Trepça sh.a.
4. Fizibiliteti në të cilin është bazuar Ligji mbi Trepçën është i papranueshëm andaj kërkohet që të behët një fizibilitet në të cilin do të jenë të kyçur edhe ekspertët më eminent të Trepçës dhe Kosovës.
Kërkojmë nga institucionet relevante të Republikës së Kosovës që të shqyrtoj me seriozitetin më të madhe kërkesat e lartcekura në mënyrë që të shmangim pasojat e veprimeve më parë të paralajmëruara.


Në emër të Sindikatave të Trepçës dhe të punëtorëve të sajë dhe Menaxhmentit të Trepça sh.a,
Shyqyri Sadiku. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Vendimi për rritjen e tarifave, ZRrE demanton veten për përfshirjen e katër komunave në veri (Dokument)

Vendimi për rritjen e tarifave, ZRrE demanton veten për përfshirjen e katër komunave në veri (Dokument)

Ekonomi
Nisin punimet për modernizimin e Termocetralit Kosova B - investim në vlerë prej 56.5 milionë euro

Nisin punimet për modernizimin e Termocetralit Kosova B - investim në vlerë prej 56.5 milionë euro

Ekonomi
Neptun Kosova hap dyqanin më të madh në Ballkan në Central Park

Neptun Kosova hap dyqanin më të madh në Ballkan në Central Park

Ekonomi
Grand Blue FAFA Resort, streha e qetësisë dhe elegancës

Grand Blue FAFA Resort, streha e qetësisë dhe elegancës

Ekonomi
Mercom Company, standarte të reja në ndërtimin modern të Prishtinës

Mercom Company, standarte të reja në ndërtimin modern të Prishtinës

Ekonomi
Vlerësim për standardet e sigurisë: AI Trade pret në vizitë Inspektoratin e Punës dhe Ambasadorin suedez

Vlerësim për standardet e sigurisë: AI Trade pret në vizitë Inspektoratin e Punës dhe Ambasadorin suedez

Ekonomi
Kalo në kategori