LAJMI I FUNDIT:

Simeone flet për garën e titullit në La Liga: E fiton ajo skuadër që është më mirë psikologjikisht

Simeone flet për garën e titullit në La Liga: E fiton ajo skuadër që është më mirë psikologjikisht

Gara për titullin e kampionit në La Liga është bërë jashtëzakonisht interesante.

Ka vite që pesë xhiro para fundit të kampionatit nuk ka ndodhur që katër skuadra të jenë në garë për titull në vetëm tri pikë diferencë nga vendi i parë me të katërtin.

E për garën ka folur edhe Diego Simeone, që për momentin është në krye të tabelës me Atleticon e tij.


“Ka shumë rëndësi aspekti mental në këtë fazë finale të kampionatit. Ekuilibri emocional do të jetë çelësi për t’iu afruar titullit kampion”.

“Në Spanjë zakonisht fitojnë Barcelona dhe Real Madrid, përveç vitit 2011 dhe një tjetër viti ku ishim afër fitores”, deklaroi Simeone.

Përkundër epërsisë së madhe që kishin në pikë, Simeone tha se më vonë e kuptuan që Barcelona dhe Reali gjithmonë ishin në garë.

“Kemi pasur avantazh gjatë gjithë sezonit, por e kuptuam që Barcelona dhe Reali nuk kishin dalë kurrë nga gara për titullin, aty ku është përfshirë edhe Sevilla. E përsëris, do të fitojë ekipi më i fortë në aspektin mental”, tha trajnerin argjentinas. /Telegrafi/