Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 16, pika 4, Kompania “Silca Stonte” LLC, Mirosalë, Ferizaj, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe komunën organizojnë:  

Debat publik mbi Raportin e Vlerësimit të  Ndikimit në Mjedis për Pëlqim Mjedisor – për Eksploatimin e rërës kuarcore,  në  Z.K. Mirosalë, Ferizaj. 


Njoftohet publiku i interesuar se më datën 23.07.2025 në ora 11:00 në objektin e SHFMU "Mejdi Xhaferi" në Mirosalë, Ferizaj, do të organizohet debat publik nga Kompania “Silca Stonte” LLC, Mirosalë, Ferizaj, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Komunën.

Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën ZOOM.

Linku: https://us04web.zoom.us/j/3641684670?pwd=YzRTQjJnSGpzZVlqTmhtUGNnK29mZz09

Në linkun e mëposhtëm  mund të gjeni raportin e VNM-së për Kompaninë “Silca Stonte” LLC, Mirosalë, Ferizaj, për Pëlqim Mjedisor, – për Eksploatimin e rërës Kuarcore,  në  Z.K. Mirosalë, Ferizaj. 

Linku: https://mmphi.rks-gov.net/Document/Announcements?type=2

Në emalin e mëposhtëm mund të dërgoni komentet lidhur me projektin

Email: vnm.komente@rks-gov.net

Pjesëmarrja e juaj na ndihmon ne implementimin e projektit.