Kryetari i qeverisë, Edi Rama bën prova para pasqyrës të imitojë sa Ismail Qemalin, sa Dash’ Shehin. Nuk e njihnim më parë talentin e tij për sojin e imitatorit, por qysh pas suksesit të bojatisur me Edi Palokën, tani askush nuk ia vë në dyshim këtë aftësi të rrallë.
Tani, pas zgjedhjeve të Kosovës, ku zgjedhjet u zhvilluan dhe u numëruan brenda 24 orëve, të gjithë i kërkojnë të imitojë këto zgjedhje. Të jetë besnik i këtij imitimi, ta bëjë saktë si ata, mos t’i lërë gjë mangut dhe kemi për t’ia ditur për nder sa të jetë jeta.
Kjo sepse dardanët rrëfyen që vjedhja e zgjedhjeve, terrori mbi to, “tërmetet”, “çunat problematikë” e më the të thashë, nuk kanë të bëjnë me racën e shqiptarit a fisin e tij. Shqiptarët dinë të bëjnë zgjedhje, të kuvendojnë, të ndryshojnë, ndaj nuk ka nevojë për shumë komente. Ramush Haradinaj la ndenjësen e kryeministrit dhe nuk u kap pas tij me mish e me shpirt, jo më të lëshonte rrënjë. Ani se në zgjedhje nuk mori atë që priste, ndoshta atë që meritonte, tha që bëra mirë se rezultati i zgjedhjeve rrëfeu nevojën e një shumice të re.
Partia Demokratike e Kosovës njohu rolin e saj në opozitë, kurse e hëna është një ditë e zakonshme pune në shtetin e dytë të shqiptarëve, të cilët padrejtësisht jetojnë në varfëri, madje as të drejtën e lëvizjes së lirë nuk e gëzojnë.
Në anën tjetër të Shqiptarisë duket sikur është e pamundur të bësh një palë zgjedhje, jo më të ndërmarrësh ndryshimin thelbësor. Qeveria në koalicion me banditët vodhi zgjedhjet, edhe kur ishte e vetme në to. Grabiti, megjithëse nuk kishte garë. Ky është ves, por jo ves i shqiptarëve si u mësuan të na i shisnin deri më tash, pasi ata, shqiptarët e Dardanisë nuk kanë as më shumë e as më pak se këta të trungut amë.
Të vetmen gjë që ata nuk e kanë është Rilindja, kjo sëmundje ngjitëse, e cila për fat u fut në karantinë dhe nuk e molepsi Kosovën. Sado që virusi “baton” u mundua të përhapet, nuk e sëmuri gjysmën tonë të shëndetshme. Prandaj, Shqiptaria sot i gëzohet gjysmës me jetë që mund të shërojë gjysmën tjetër të kapur nga tumori i Rilindjes, i cili me këtë që ngjau të dielën është e sigurt se është beninj, pasi shqiptarët nuk janë malinj.
Ndaj, me shpresë te Zoti që ta yshtë edhe më prijësin në tabiatin e tij të imituesit, në mënyrë që nga rakia e Dashit ta ngrejë bërrylin e të shkojë te zgjedhjet e Ramushit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Një grup i udhëhequr nga Elon Musk bën ofertë prej 97.4 miliardë dollarësh për](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cats-5.jpg)
Një grup i udhëhequr nga Elon Musk bën ofertë prej 97.4 miliardë dollarësh për "të gjitha asetet" e OpenAI - vjen përgjigja e Sam Altman
![Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Valbon-Krasniqi-interviste-foto-Ridvan-Slivova-6-e1739257242790-780x439.jpg)
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albini-festa-1-780x439.jpg)
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht