Siemens dhe SAP thonë se drafti i Aktit të të Dhënave të BE-së i vë në rrezik sekretet tregtare

Prodhuesi gjerman i softuerëve të biznesit SAP dhe kompania gjermane e inxhinierisë Siemens i janë bashkuar gjigantëve të teknologjisë amerikane në kritikimin e projektligjeve të BE-së për përdorimin e të dhënave të krijuara nga pajisjet inteligjente dhe mallrave të tjera të konsumatorëve.
Vendet e BE-së dhe ligjvënësit e bllokut po punojnë mbi detajet e Aktit të të Dhënave, të propozuar nga Komisioni Evropian vitin e kaluar përpara se të miratohet si legjislacion.
Projektligji, që mbulon të dhënat e konsumatorit dhe të korporatave të BE-së, është pjesë e një legjislacioni që synon të frenojë fuqinë e gjigantëve të teknologjisë amerikane dhe të ndihmojë BE-në për të arritur objektivat e saj dixhitale dhe ekologjike, raporton Reuters, përcjell Telegrafi.
Kritikat nga ana e SHBA-së thonë se ligji i propozuar është shumë kufizues, ndërsa kompanitë gjermane thonë se një dispozitë që detyron kompanitë të ndajnë të dhënat me palët e treta për të ofruar shërbime të tjera të tregut ose të tjera të bazuara në të dhëna, mund të rrezikojë sekretet tregtare.
“Kjo rrezikon të minojë konkurrencën evropiane duke detyruar ndarjen e të dhënave – duke përfshirë njohuritë kryesore dhe të dhënat e dizajnit – jo vetëm me përdoruesit, por edhe me palët e treta”, shkruhej në letrën e përbashkët të kompanive drejtuar Presidentes së Komisionit, Ursula von der Leyen, shefes së antitrust-it të BE-së Margrethe Vestager dhe shefit industrial të BE-së Thierry Breton.
“Në mënyrë efektive, kjo mund të nënkuptojë që kompanitë e Bashkimit Evropian do të duhet të zbulojnë të dhëna për konkurrentët e vendeve të treta, veçanërisht atyre që nuk operojnë në Evropë dhe kundër të cilëve masat mbrojtëse të Aktit të të Dhënave do të ishin joefektive”, shkruhej tutje brenda letrës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mediat e pavarura online të Turqisë përballen me rrezikun e mbylljes pas ndryshimeve të Google

Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij
Pas 15 vitesh online, mbyllet LiveLeak – faqja e videove të tmerrshme

Prezantohet roboti që nget biçikletën dhe kryen detyra pa trajnim

Sa kushton një Google Pixel 9?

Zbulohet se kush qëndron pas sulmit në X

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës