Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur sot aktakuzë ndaj 10 personave për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar dhe për falsifikim të dokumenteve.
Të akuzuar në këtë rast janë: Betim Reçica, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, Valmira Bllaca, zyrtare përgjegjëse e prokurimit, Zymer Abdullahu, udhëheqës i zyrës së sekretarit të MIT, Jetmir Alaj e Emir Morina, anëtarë të komisionit për vlerësimin e tenderëve në MIT, Blerim Dina, Nuhi Paçarizi dhe Goran Milenkoviq, kryetar dhe anëtarë të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik, Izedin Bytyqi, sekretar i përgjithshëm dhe Muhamet Gashi zëvendësministër në MIT.
Sipas aktakuzës, të akuzuarit që nga fillimi i muajit maj të vitit 2019 deri në fillim të muajit shtator të vitit 2020 në cilësinë e personave zyrtarë në bashkëkryerje duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar kanë shkelur Ligjin e prokurimit publik si dhe Ligjin për ndarje buxhetore të vitit 2019.
Të pandehurit, sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore kishin ndryshuar vlerën e projektit i emërtuar “Rikonstruimi i rrugës rajonale R115, Segmenti Prizren- Prevallë” nga vlera 2 milionë euro sa i dispononte Ligji për buxhetin e vitit 2019 në mbi 17 milionë euro.
Veprime këto të cilat ishin bërë për qëllim të përfitimeve pasurore për firmën “Eskavatori SH.P.K., “Pro & Co.Group” SH.P.K., “Best Company” SH.P.K. dhe “K.N.P.SH Papenburg & Adriani Company” SH.P.K.
Sipas aktakuzës, Zymer Abdullahu kishte marrë pjesë në nënshkrimin e Deklaratës së nevojave dhe përcaktimit të disponueshmërisë së fondeve ani pse nuk ishte person kompetent pasi që i njëjti kishte nënshkruar në vend të njësisë kërkuese, duke e aprovuar projektin në fjalë.
Gjithnjë sipas aktakuzës, me këto veprime të pandehurit i përzgjodhën për t’i shpërblyer me kontratë operatorët ekonomikë të lartcekur të cilët sipas aktakuzës konsiderohen të papërgjegjshëm dhe më të shtrenjtë se operatorët e tjerë ekonomikë për mbi 2 milionë euro.
Tutje, sipas aktakuzës, kur erdhi koha për rikonfirmim të mjeteve financiare, të pandehurit falsifikuan nënshkrimin e zyrtarit kryesor financiar.
Zyrtari i financave i kishte njoftuar paraprakisht të pandehurit për gjendjen financiare brenda institucionit.
Të pandehurit, sipas aktakuzës, me qëllim që t’i hapin rrugë nënshkrimit të kontratave të lartcekura kishin marrë vendime për refuzimin e ankesave dhe kërkesave për rishqyrtim të operatorëve të tjerë ekonomikë, vendime të cilat sipas të pandehurve ishin arsyetuar se gjoja se kërkesat dhe ankesat ishin paraqitur pa pretendime ankimore.
Të pandehurit duke qenë në dijeni se kompanitë që kishin ushtruar ankesat e tyre, nuk do të ishin në gjendje për të përmbushur kontratën brenda afatit të paraparë ligjor për shkak të mungesës së mjeteve financiare, ndryshuan kushtet materiale të kontratës në dëm të MIT. Veprime nga të cilat u favorizuan kompanitë “Eskavatori” SH.P.K., “Pro & Co Group” SH.P.K., “Best Company” SH.P.K dhe “K.N.P.SH Papenburg & Adriani Company” SH.P.K.
Sipas Prokurorisë, kontratat u nënshkruan me kompanitë në fjalë për dy lote në vlerë rreth 14.5 milionë euro.
Për nënshkrimin e këtyre loteve u përkujdes gjithnjë sipas Prokurorisë zëvendësministri, tani i pandehuri Muhamet Gashi, në vend të ministrit, duke i tejkaluar kompetencat ligjore.
Veprime këto që të pandehurit i kanë kryer duke keqpërdorur detyrën zyrtare duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit në vlerë mbi 12 milionë euro.
Sipas Prokurorisë, me veprimet e të pandehurve përpos buxhetit të shtetit janë dëmtuar edhe operatorët e tjerë ekonomikë, të cilët në kushte të barabarta do mund të aplikonin si dhe qytetarët të Kosovës, veçanërisht qytetarëve të asaj zone për faktin se punimet ishin paraparë të përfundonin më së largu deri në muajin qershor të vitit 2022.
Edhe pse ka kaluar më shumë se një vit ato as për së afërmi nuk kanë përfunduar, thotë Prokuroria Speciale.
Në dispozitivin dy të aktakuzës, e pandehura Valmire Bllaca më 4 tetor 2019 vendos nënshkrimin në Deklaratën e nevojave dhe përcaktimit të disponueshmërisë së fondeve, nënshkrim i cili duhej të vihej nga zyrtari kryesor i financave.
E njëjta sipas aktakuzës duke e ditur se pa nënshkrimin e zyrtarit kryesor të financave, nuk do plotësoheshin kushtet për nënshkrimin e kontratave për implementimin e projektit, vendos nënshkrimin pothuajse të ngjashëm me atë të zyrtarit të financave, për qëllim të avancimit dhe nënshkrimit të kontratave me operatorët e lartcekur.
Veprime këto që nga e pandehura kanë konsumuar elementet e veprës penale – falsifikim i dokumenteve. /Kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

LBK: Rritja e tarifave të energjisë – goditje e rëndë për bizneset dhe ekonominë e Kosovës

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe