Telegrafi

Si t’i kombinojmë xhaketat?

Flora Loshi,
kreatore e modës
Fashion Studio "Flora Loshi"
tel. 044 345 868

Xhaketa gjithashtu është pjesa e cila, përveç që të mbron nga të ftohtit, i jep komoditet personit dhe e përsos dukjen e jashtme. Edhe kur visheni shumë thjeshtë, një xhaketë mund ta ndryshojë komplet dukjen e juaj për më mirë.

Në fotot e mëposhtme keni disa shembuj, ku mund të gjeni inspirim për pranverën e vitit 2013.

Ky kombinim i xhaketës me pjesën tjetër të veshjes, është stilit urban që mund të vishet ditën. Por një kombinim me një fustan të zi pas trupit, mund ta shndërroi atë në stil shumë elegant.

Ngjyra e gamileve gjithashtu është brenda trendëve edhe të vitit që lamë pas, por edhe të sezonit që do vijë. Kështu që ky kombinim nuk do t’ju lë pa u vënë re në rrugë.

Në këtë rast xhaketa e zeze është kombinuar me fundin e bardhë që në total është veshje e femrave të biznesit apo për takime zyrtare. Por që shalli në kokë e ka kthyer atë në stil urban-elegant që mund të vishet edhe në raste tjera.

Meshkujt në shumicën e rasteve janë me pak kokëçarës sa i përket dukjes së tyre. Stili casual për shumicën e meshkujve është me i preferuari. Një kombinimi të thjeshtë të xhinseve dhe një bluze të bardhë, i shton hijeshinë një xhaketë me ngjyrë intensive e cila e ndërron komplet dukjen e një personi.

Një triko me prerje xhakete gjithashtu është e domosdoshme për gardërobën e meshkujve, pasi që në rastet kur nuk do të humbësh shumë kohë më veshjen tënde, atëherë një kombinim i tillë është zgjidhja përfikte dhe shumë trendi.

Meshkujt në moshë më të re, të cilët nuk duan të vishen shumë elegant, por megjithatë ndonjëherë janë të obliguar, atëherë një xhaketë elegante me një palë xhinse me ngjyrë të errët janë përzgjedhja ideale për disa raste apo evenimenteve. /Telegrafi/