LAJMI I FUNDIT:

Si të veproni me thonjtë e verdhë?

Si të veproni me thonjtë e verdhë?

Thonjtë flasin shumë për shëndetin tuaj

Thonjtë e shëndetshëm me lëkurë të shëndetshme do të duhej të jenë ngjyrë rozë, mirëpo nëse në thonj është e pranishme edhe ngjyra e verdhë, mund të jetë shenjë e ndonjë çrregullimi shëndetësor ose mund të jetë rezultat i ndonjë shprehie të keqe.

Thonjtë e verdhë shkaktojnë shumë gjëra. Ngjyra e verdhë e tyre mund të reflektojë një sëmundje në rrugët e frymëmarrjes, probleme me sinuset ose bronkit kronik.


Do t’ju tregojmë disa nga shkaqet për këtë çrregullim të thonjve, transmeton Telegrafi.

Pirja e duhanit – kjo është edhe shkaku më i zakonshëm i thonjve të verdhë. Megjithatë, në qoftë se ju vendosni që mos të lëni duhanin të paktën përpiquni që ta vendosni cigaren në taketuke në vend që ta mbani gjatë gjithë kohës në dorën tuaj.

Problemet shëndetësore – pamja e verdhë e thonjve mund të jetë për shkak të disa problemeve shëndetësore si për shembull sëmundja e mëlçisë, veshkave ose sëmundjeve të mushkërive, diabeti, mangësi hekuri dhe zinku, infeksionet fungale. Thonjtë bëhen të errët të verdhë dhe ngjyrë kafe të çeltë, dhe zhvishen e mbajnë erë të pakëndshme.

Manikyri jo i rregullt i thonjve – thonjtë zakonisht bëhen të verdhë, kur janë të ekspozuar ndaj toluenit, formaldehidit dhe dibutylphthalate, komponentët që gjendën në ngjyra të thonjve. Përdorimi i pavend i manikyrit të thonjve, veçanërisht nëse ato janë me ngjyrë të errët, lënë njolla në thonj.

Si të largoni ngjyrën e verdhë nga thonjtë

* Zhytini thonjtë për pak minuta në lëng limoni të freskët në të cilin duhet të keni shtuar edhe pak sodë bikarbon. Acidi i lëngut të limonit i kombinuar me sodë ndihmon në heqjen e ngjyrës të padëshirueshme.

* Barërat për proteza të dhëmbëve jo vetëm që janë të mira për zbardhjen e dhëmbëve, por mund të bëjnë mrekulli me thonjtë e verdhë. Futeni tabletën në ujë dhe në atë lëng mbajini thonjtë tuaj për disa minuta. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Na ndihmoni të transformojmë rubrikën “Femra” nëpërmjet këtij PYETËSORI

Na ndihmoni të transformojmë rubrikën “Femra” nëpërmjet këtij PYETËSORI

Femra
Eva si perëndeshë e artë e pasurisë hipnotizoi Arabinë Saudite: Nuk është dukur kurrë më bukur

Eva si perëndeshë e artë e pasurisë hipnotizoi Arabinë Saudite: Nuk është dukur kurrë më bukur

Moda
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Bebja këtu
Ushtrime të rëndomta për heqje yndyre e dhjami nga barku

Ushtrime të rëndomta për heqje yndyre e dhjami nga barku

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Kate Middleton nga koka te këmbët në ngjyrën e sezonit, ajo tërhoqi vëmendjen me një kombinim bordo

Kate Middleton nga koka te këmbët në ngjyrën e sezonit, ajo tërhoqi vëmendjen me një kombinim bordo

Femra
Si ta lehtësoni dhe mjekoni kapsllëkun te foshnjat dhe fëmijët

Si ta lehtësoni dhe mjekoni kapsllëkun te foshnjat dhe fëmijët

Këshilla për prindër
Kalo në kategori