Si të parandaloni kapsllëkun: Përshpejtoni “zorrët dembele” duke përdorur mjete natyrale

Për të parandaluar kapsllëkun dhe për jashtëqitje të rregullta, duhet të hani ushqime të shëndetshme me të paktën 30 deri në 40 gramë fibra në ditë
Çdo i treti person në botë ka probleme me zbrazjen e zorrëve.
Konstipacioni apo kapsllëku si edhe opstipacioni nuk konsiderohen sëmundje, por janë gjendje të cilat duhet ta shqetësojnë çdo njeri.
Kapsllëku apo konstipacioni shfaqen, më së shpeshti, kur i ndryshoni shprehitë jetësore, aplikoni një regjim të ri ushqimi apo ulni marrjen e lëngjeve dhe fibrave, transmeton Telegrafi.
Këtë gjendje e karakterizon jashtëqitja e thatë, sasia e zvogëluar si edhe zbrazja e rrallë – më pak se tri herë në javë. Shkaktarët mund të jenë mungesa e aktiviteteve fizike, stresi, si edhe ilaçet.
Kapsllëku mund të ndodhë edhe si pasojë e përdorimit të mëparshëm të laksativëve, por edhe për shkak të shpërfilljes së nevojës për të zbrazur zorrët.
Për të përshpejtuar “zorrën dembel”, fillimisht duhet të pini të paktën dy deri në katër gota ujë më shumë se zakonisht. Në mëngjes, pini një pije të ngrohtë – çaj, qumësht ose kakao. Gjatë ditës, rrisni marrjen e ushqimeve të pasura me fibra – është e nevojshme të keni nga 30 deri në 40 gram nga këta përbërës çdo ditë.
Për drekë, sigurohuni që të hani bukë integrale, sepse çdo fetë ka 2 g fibra. Bëni një përjashtim nëse keni makarona për drekë, por është gjithashtu më mirë nëse janë integrale – ka 8 g fibra në 75 g spageti integrale. Të njëjtën sasi të këtyre përbërësve të dobishëm do ta gjeni në 100 g thjerrëza të gatuara ose 180 g fasule.
Së bashku me ndryshimin e dietës suaj, është gjithashtu e rëndësishme që të jeni fizikisht aktivë. Gjendja e muskujve të legenit është shumë e rëndësishme për zbrazje të rregullt dhe të lehtë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës