LAJMI I FUNDIT:

Si të mbroheni nga hajdutët: Vendi i parë që ata e kontrollojnë kur futen në shtëpinë tuaj

Si të mbroheni nga hajdutët: Vendi i parë që ata e kontrollojnë kur futen në shtëpinë tuaj

Sipas hulumtimeve, dimri është sezona kur ndodhin më shumë vjedhje.

Netët e gjata e të errëta janë të përshtatshme për hajdutët të cilët do ta shfrytëzojnë çdo mundësi për t’jua marrë gjërat e vlefshme që i keni, transmeton Telegrafi.

Dhe është koha kur duhet të kujdeseni ekstra kur e lini shtëpinë vetëm – e posaçërisht në mbrëmje.


Mbyllja e dyerve dhe dritareve është qartazi hapi i parë që duhet ta bëni, por gjithashtu duhet t’i mbani gjërat e vlefshme larg pamjes nga dritaret.

Edhe sistemet e alarmit janë efikase.

Por, ku duhet t’i fshihni gjërat e vlefshme që i keni brenda shtëpisë?

Ekspertët thonë se familjet duhet të shmangnin fshehjen e gjërave të vlefshme në dollapët dhe raftet e dhomës së ndejës, në tigan dhe në kasaforta të mbyllura që nuk janë të siguruara në muri apo në tokë – pasi që këto janë vendet të cilat më së pari i kontrollojnë hajdutët.

Në vend të këtyre, gjërat e vlefshme mundohuni t’i fshihni në produkte të kuzhinës (për shembull në paketime të pastave), në kuti të lodrave të fëmijëve, etj.

Hajdutët kanë bërë vet të ditur se dhomat e fëmijëve janë hapësira që rrallëherë futen, duke e konsideruar këtë akt si “rregull të pashkruar”.

Lërja e ditës ndezur, kamerat e sigurisë dhe mbyllja e dyerve e dritareve janë opsione të mira për t’i parandaluar vjedhjet. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Këto janë shenjat e horoskopit më të njohura për shpërthimet e tyre të xhelozisë

Këto janë shenjat e horoskopit më të njohura për shpërthimet e tyre të xhelozisë

Astrologji
Guri Kjeragbolten: Një atraksion që askush nuk e di se si është krijuar, por të gjithë duan ta pushtojnë

Guri Kjeragbolten: Një atraksion që askush nuk e di se si është krijuar, por të gjithë duan ta pushtojnë

Çfarë të vizitosh
Mobilimi i shtëpisë: Pesë rregulla që duhet të filloni t’i thyeni

Mobilimi i shtëpisë: Pesë rregulla që duhet të filloni t’i thyeni

Rregullimi i shtëpisë
Gjejeni cilës shenjë i përkisni në horoskopin kinez dhe çfarë tregon ajo për ju

Gjejeni cilës shenjë i përkisni në horoskopin kinez dhe çfarë tregon ajo për ju

Lifestyle
Hiqni njollat bezdisëse nga kabina e dushit, me metodën që zgjat vetëm 10 minuta

Hiqni njollat bezdisëse nga kabina e dushit, me metodën që zgjat vetëm 10 minuta

A e dini se...
Sa shpesh duhet t’i lash pizhamet dhe pse është kaq e rëndësishme?

Sa shpesh duhet t’i lash pizhamet dhe pse është kaq e rëndësishme?

Bëje vet
Kalo në kategori