I njohim të gjitha ato sulme të papritura të urisë, dëshirën e rezistueshme për të shijuar ëmbëlsira, torta, patatina, akullore. Janë momente dobësie, në të cilat çdo pretekst është i mirë për të ngrënë.
Një provim i pamarrë, një fundjavë me shi, një portofol i humbur…Janë pikërisht këto momentet që shkatërrojnë dietën tonë, linjën e mbajtur me aq mundim. E dimë të gjitha që një herë po ta lemë veten, është shumë e vështirë të kthehemi përsëri aty ku ishim, d.m.th të ndjekim edhe një herë rregullat për një dietë. Për të luftuar këto sulme, ekzistojnë disa truke të vogla. Zgjidhni atë që ju përshtatet më së shumti.
Largoni mendjen nga të ngrënët
Mundohuni të mos mendoni për dëshirën lë ju vjen për të ngrënë, por largojeni mendjen që aty. Merrni një libër, bëni ato punë që kishit planifikuar për të bërë, shkurt, mundohuni të harroni copat e çokollatës dhe copën e mbetur të tortës.
Ngopuni me ujë
Pini shumë ujë. Në këtë mënyrë uria do t’ju kalojë dhe mbi të gjitha organizmi do t’ju pastrohet. Nëse uji në momentet e dëshirës për të ngrënë ëmbëlsira ju duket pa shije, zëvendësojeni me një lëng portokalli të freskët, ose me një lëng ananasi pa sheqer.
Imagjinoni sikur…
…jeni duke ngrënë atë që keni më shumë dëshirë në ato momente, imagjinoni sikur jeni duke ndjerë në gojë shijen dhe pyesni veten çfarë do të kishit përfituar pasi do ta kishit ngrënë, përveçse një kile më shumë.
Nëse e njihni veten, përgatituni
Nëse e dini edhe vetë se në fund të fundit nuk mund të rezistoni dot, atëherë përgatituni, lërini të gjitha ushqimet "e rrezikshme" në raftet e supermarketit dhe blini mollë, karota, selino, kastravecë … ideale për t’i përtypur në rastet e "emergjencës" .
Në fund të fundit, edhe nëse nuk arrini t’i realizoni këto truke, por bini viktimë e tyre, mos u dëshpëroni, rifilloni sërish dietën.
Kini parasysh që këto janë vetëm disa ide, dhe nëse jeni të vendosur të mbani seriozisht një dietë, e rëndësishme është që të këshilloheni me një dietolog, i cili do t’ju ndjekë hap pas hapi dhe do t’ju japë këshillat më të nevojshme, mbi të gjitha nga ana mjekësore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme