Nëse je si shumica e vajzave, asgjë nuk të shkakton më shumë ankth sesa një takim te gjinekologu...
Sigurisht, nëse shkon atje, do bësh një kontroll shumë intim dhe kjo të vë në një situatë jo dhe aq të këndshme. Ndoshta është dhoma, ndoshta aparaturat, ndoshta gjithë procedurat, por vizita te gjinekologu nuk është mënyra që do zgjidhje për të kaluar mëngjesin ose pasditen.
Por është e nevojshme dhe gjatë kësaj kohe delikate, gjinekologët duhet të jenë empatikë dhe të të ndihmojnë. Për fat të keq, jo të gjithë janë aq qetësues sa do na pëlqente. Ki kujdes nëse dallon këto shenja domethënëse që tregojnë që mjeku nuk bën për ty duhet ta ndryshosh mjekun.
Ata nuk të bëjnë pyetjet e nevojshme në fillim të vizitës
Kjo mund të duket pa kuptim, por t’i japësh gjinekologut një histori të plotë mjekësore të vetes është shumë e rëndësishme për një trajtim të mundshëm parandalues.
“Nëse ke shkuar për një kontroll të përgjithshëm gjinekologjik, doktori duhet patjetër të marrë një historik që përfshin sëmundjet familjare dhe të shkuarën mjekësore”, thotë mjekia obsteto-gjinekologe Alyssa Dweck, bashkautore e librit “V is for Vagina”.
Ata nuk të pyesin për rutinën tënde ditore
Mund të duket sikur gota, ose tre gotat, e verës së mbrëmjes, nuk i duhet doktorit, por veprimet e vogla të së përditshmes si pijet ose tymosja mund të japin një ndryshim të madh.
“Është e rëndësishme t’i dish zakonet e pacientes, duhanpirjen, përdorimin e pijeve alkoolike, aktivitetet sportive, dietat apo angazhimin në veprimtari të tjera që mund të ndikojnë shëndetin”, shpjegon Dweck për të gjitha pacientet!
Ata nuk flasin me ty për vendimet që marrin
Ti je i vetmi person përgjegjës që kontrollon trupin tënd. Kështu, nëse doktori të sugjeron diçka që nuk të duket shumë e përshtatshme, duhet t’ia thuash.
“Një gjinekolog i mirë është i aftë ta personalizojë trajtimin me nevojat e tua dhe të sugjerojë disa mundësi për çdo problem,” konfirmon Krychman. Ndonjëherë ekzistojnë shumë metoda për të trajtuar një gjendje specifike dhe pacienti, duhet të angazhohet në procesin e marrjes së vendimit.”
Atyre u mungon ndjeshmëria dhe empatia
Në ka diçka që gjinekologu dhe njeriu yt më i afërt e kanë të përbashkët, është që ti mund t’u besosh me sy mbyllur. Të gjitha marrëdhëniet e mira janë të ngritura mbi këtë ndjenjë dhe duke qenë që po flasim për tema shumë personale dhe potencialisht të sikletshme, ti do të kesh besim që mjeku yt do jetë plotësisht empatik për nevojat e tua.
Pra, mund ta marrësh si dramatizim të kotë, por me shenjën e parë të pandjeshmërisë, duhet të çohesh e të dalësh nga dera. Përgjithmonë!
Ata shmangin pyetjet e sikletshme
Sëmundjet, rrjedhja e pakomandueshme e urinës, probleme me seksin…lista e temave të sikletshme për të cilën do të flasësh me gjinekologun tënd vazhdon, por një mjek i mirë duhet të dijë t’i pëmendë ato, që mos ta kesh të nevojshme t’i përmendësh.
Megjithatë, ki parasysh, gjinekologu nuk lexon mendjen, kështu që shkruaj një listë me pyetjet që ke për të nëse do e kishe të vështirë t’i përmendje në një bisedë.
Ata nuk flasin për jetën tënde seksuale
Fshehja e jetës seksuale i përket (shpresojmë) së shkuarës, prandaj është e rëndësishme të jemi sa më të hapur rreth saj me mjekun tonë.
“Është absolutisht e këshillueshme tani, të pyesim pacientët nëse janë aktivë seksualisht me burra, gra, apo të dyja. Kjo ndodh që pacientët të jenë sa më të hapur për të folur me ne”, thotë Dweck. Po, kjo mund të jetë një temë delikate, por jo kur shëndeti yt është në rrezik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

A paguhen aktoret për të veshur fustane të stilistëve në Oscars? E vërteta mund t'ju habisë

Agjërimi gjatë shtatzënisë: A ka ndonjë rrezik të madh shëndetësor?

Fustani i ri i Georgina Rodriguez -it i ka befasuar të gjithë: Ja si duket modelja që ka shumë para, por nuk ka fare stil

A e prishni agjërimin nëse vëni makijazh gjatë Ramazanit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës