Ekspertja australiane Nadia Bokodi beson se mund të përmirësoni kënaqësinë seksuale të partneres suaj
Madhësia e organeve tuaja gjenitale, teknika apo ndonjë gjë e tillë nuk kanë të bëjnë fare me të – çelësi është vetëm të jeni të kujdesshëm dhe të vazhdoni të kujdeseni për të.
Mund të tingëllojë naive, por puna është se ndërton intimitet mes jush, gjë që u jep femrave më shumë besim dhe kënaqësi në shtrat, transmeton Telegrafi.
“Ndjenja e gishtave që ndërthuren me gishtat e mi në publik. Një mesazh që më pyeste si shkoi projekti për të cilin isha e emocionuar. Xhufkat e flokëve që mʹi largon nga balli pas një dite të lodhshme. Të gjitha këto gjeste të vogla janë shumë erotike për mua”, thotë guruja australiane e seksit.
“Për më tepër, mbajtja e dorës duke ecur së bashku në rrugë më emocionon shumë më tepër se çdo formë paraloje”, shton ajo.
Këshilla e Nadias është t’i dërgoni një mesazh partneres suaj gjatë ditës, duke ia bërë të ditur se mendoni për të, se e mbështesni atë çdo ditë sepse kështu dashurohen femrat.
“Ironike, pora ka një shans shumë më të madh që një grua të përjetojë kulmin nëse i dërgoni mesazhe të vëmendshme gjatë ditës, sesa nëse e dini saktësisht se ku është pika e saj G. Sepse truri ynë luan një rol kyç në zgjimin seksual,” shpjegon Nadia.
Bokodi i këshillon që të fokusohen në intimitetin jashtë shtratit nëse duan më shumë “aksion”. Gjestet e vogla si blerja e luleve, nxjerrja e saj në një takim ose përgatitja e një banje të nxehtë mund të ndihmojnë shumë në ndezjen e pasionit.
Gjestet e vogla, krejtësisht jo-seksuale, si mbajtja për dore ose loja me flokët e partnerit, gjithashtu mund të ndihmojnë, pohon ajo. /Telegrafi/