Që kur Moska nisi sulmit kundër Ukrainës, në mediet sociale janë përhapur informacione dhe dizinformacione mbi luftën. Po si kanë ndikuar publikimet në rrjetet sociale në perceptimin që kanë krijuar të rinjtë apo grupmosha të tjera mbi luftën?
Në një kohë kur e gjithë bota është përqendruar te lufta e Rusisë kundër Ukrainës, një luftë e një lloji tjetër po zhvillohet në telefonat e njerëzve.
“Kam parë shumë informacione të rreme e shumë gënjeshtra flagrante mbi konfliktin apo kontekstin e tij”, thotë Ryan Locher, student i Universitetit Amerikan.
Në luftën e informacionit TikTok-u është bërë një fushë-beteje. Platforma mjaft popullore mes të rinjve dhe e njohur për videot e kërcimit është bërë tashmë dhe një burim informacioni mbi luftën në Ukrainë.
Në kushtet kur çdo përmbajtje e re dhe e paverifikuar shfaqet në TikTok brenda disa sekondash, analistët shqetësohen se platforma mund t’u ofrojë informacion të rremë përdoruesve të saj që llogaritet të jenë një miliard në mbarë botën.
“Videot mund të përdoren për të ndriçuar njerëzit mbi atë që po ndodh realisht në terren, mund të përdoren për të verifikuar ose për të rritur mbështetjen për shembull rreth gjetjeve nga komuniteti i zbulimit. Por ato gjithashtu mund të nxirren jashtë kontekstit e të përdoren për të mashtruar apo dezinformuar. Ne po e hasim këtë të ndodhë gjatë këtij konflikti”, thotë Jessica Brandt e Institutit Brookings.
Studentët në Universitetin Amerikan në Washington thonë për Zërin e Amerikës se kanë zbuluar dizinformata rreth luftës.
Locher krijon përmbajtje për në TikTok dhe ka më më shumë se 18 mijë ndjekës, në llogarinë e tij.
“Shumë nga këto teori që po përhapen rreth luftës në Donbas, apo se Ukraina është e mbushur me neo-nazistë, shumë prej tyre burojnë, nga njerëz qasja e të cilëve është tërësisht anti-amerikane. Ndaj ata përdorin automatikisht informacionin që marrin nga faqet që janë pro-ruse, pro-iraniane, pro-Kinës, etj.”, thekson ai.
Matthew Lee, student në Universitetit Amerikan nuk ka llogari në TikTok. Ai shqetësohet mbi ndikimin e Pekinit tek aplikacioni në pronësi kineze.
“Ne shohim në mediet sociale kineze të thuhen shumë gjëra me përmbajtje nacionaliste, shumë gjëra pro-ruse dhe për shkak se ata kontrollojnë gjithçka, është e vështirë të thuhet nëse janë njerëz të thjeshtë apo të paguar nga qeveria kineze për të thënë gjëra”, thotë Lee.
Albina Tokakova, studente e Universitetit Amerikan nga Rusia, beson se si Moska ashtu edhe Kievi po e përdorin TikTok-un dhe mediet sociale për të nxitur qëndrimet e tyre rreth konfliktit, duke e inkuadruar atë ose si një luftë kundër nënshtrimit ose si një luftë në të cilën Rusia shihet si shpëtimtare.
“Çdo vend po përpiqet të tregojë pikëpamjen e tij dhe ta vendosë veten në pozitat e atij që po humbet diçka apo atij që po bën gjënë e duhur”, thotë Tokakova.
Për të luftuar dezinformimin në mediet sociale, administrata Biden ka kontaktuar me disa prej atyre me mjaft ndikim në TikTok, me synimin për të diskutuar rreth asaj që po ndodh në terren në Ukrainë si dhe mbi qëllimet e politikën amerikane ndaj Kievit dhe Moskës.
Analistët thonë se administrata shpreson që mesazhi të arrijë tek familjet ruse, atje ku informacioni i pacensuruar nuk shkon.
“Ajo çka Shtëpia e Bardhë po ben per te konkurroi në mënyrë efektive në fushën e informacionit ishte duke përdorur informacionin e vërtetë, duke ekspozuar vdekjet mes trupave ruse për shembull, kjo është një mënyrë tjetër se si administrata po përdor informacionin real për të ekspozuar dobësitë”, thotë Jessica Brandt nga Instituti Brookings.
Baza e përdoruesve të TikTok-ut përbëhet nga të rinjtë, duke e kthyer atë në një mjet të fuqishëm për të formësuar pikëpamjet dhe opinionet. Si çdo platformë e medias sociale, ajo mund të përdoret për të informuar ose mashtruar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump është më pak popullor se Zelensky në SHBA, tregojnë sondazhet

Pasagjerëve që i mbijetuan përplasjes së aeroplanit në Toronto u ofrohen nga 28 mijë euro kompensim

Bill Gates thotë se brezat e rinj duhet të shqetësohen "për katër gjëra shumë më të frikshme sesa bomba atomike"

Plani paqeruajtës i Ukrainës që Starmer do t'ia paraqesë Trumpit

JD Vance paralajmëron Zelenskyn: Mjaft fole gjëra të këqija për Trumpin

Trump thotë se Rusia i ka "letrat" në negociatat e paqes

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij