Panxhari i kuq është perime shumë e shëndetshme, e cila përdoret në kulinari dhe në mjekësi.

Është i pasur me vitamina, thartirë folike dhe me kompleksin e vitaminave B (B2, B6), ndërkaq nga mineralet përmban natrium dhe kalium, por përmban edhe jod.

Më e freskët është me fletë të cilat rikujtojnë panxharin. Nëse nuk keni të freskët, panxhari i kuq mund të jetë i vjetër edhe 2 – 3 javë, ndërkaq kur e zgjidhni, zgjidhni ato që kanë mish, fruta të forta ngjyrë të zjarrtë, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

▪ 5 kg panxhar të kuq,
▪ 500 ml uthull,
▪ 2 l ujë,
▪ 60 g krip,
▪ 80 g sheqer,
▪ 1 qese e vogël konservans

Reklama

Përgatitja:

Panxharin e kuq lajeni, hiqjani majat nga të dyja anët.

Reklama

Rendisni në tenxhere të madhe dhe të thellë, qitni ujë.

Duhet të kenë mjaft ujë sepse duhet të zihen gjatë, së paku 2 orë. /Telegrafi/