Kryeministri i Shqipërisë, për vitin e fundit të mandateve të tij, ka vendosur të angazhohet në një konfrontim të hapur me partnerët perëndimorë. Ndryshimet në Kushtetutë që ai po përgatit me qellim që të pengojë një koalicion elektoral PD/LSI janë të llojit që ta ritensionojnë dhe për vite të tjera situatën politike në Shqipëri, tashmë mjaft të elektrizuar. Edi Rama po bën në këtë mënyrë krejt të kundërtën e asaj që pret faktori ndërkombëtar nga pushteti aktual në fuqi në Shqipëri.
Si Neroni i Romës, perandori artist famëkeq që u braktis nga të gjithë për shkak të politikave të tij tekanjoze e të rrezikshme, edhe Kryeministri i Shqipërisë rrezikon të humbasë mbështetjen e fundit që ai gëzonte relativisht deri tani, atë të aleatëve perëndimorë të Shqipërisë.
Nëse Rama mendon se shantazhi i vetëm që Perëndimi ka mbi të as që nuk e tremb fare, domethënë pezullimi i perspektivës së hapjes së negociatave me BE-në, ai gabohet. Nëse ai mendon të kundërtën, se janë evropianët, të cilët, për arsye gjeopolitike, duan me çdo kusht të hapen negociatat me Shqipërinë, qoftë edhe me çmimin e tekave më të padurueshme të perandorit të Tiranës, përsëri ai këtu gabohet. Fqinji i tij, Vuçiq, po, i ka këllqet të sfidojë Perëndimin, edhe kur eliminon opozitën serbe, edhe kur bën flirte me Pekinin pas dashurisë se përjetshme me Moskën. Por, Vuçiqi ka Rusinë mbrapa. Sa peshon Rama realisht në sytë e Uashingtonit, Berlinit apo Parisit?
Deri këtu do të kishim mbetur në stadin e hamendjeve, por ja që Rama na tregoi 48 orët e fundit se e ka marrë vërtet seriozisht duelin me Perëndimin. Rama mendon seriozisht se do t’i kundërvërë Perëndimit forcën e sovranitetit të Parlamentit “demokratik” shqiptar.
Si Enver Hoxha në kohën e vet që u ngrit kundër doktrinës së “sovranitetit të kufizuar” të Brezhnjevit, Edi Rama i dha një leksion demokracie një politikani të lartë gjerman, që e paralajmëronte të mos prekte marrëveshjen e 5 qershorit, duke i kujtuar atij plot arrogancë dhe kujtdo perëndimori tjetër po qe nevoja, se Shqipëria është vend i pavarur dhe se Parlamenti i saj sovran merr vendime si ia ka ënda dhe nuk pyet fare për Frau Merkel e konsort.
Ku e çon mushka, do jetë pyetja që nuk do vonojnë ta bëjnë së shpejti shumë analistë të Tiranës. Por, a ka tjetër rrugëzgjidhje Rama se sa t’i hyjë kësaj aventure konfliktuale të dëshpëruar me partnerët perëndimorë?!
Po t’i përmbahet Rama marrëveshjes së 5 qershorit së arritur me opozitën PD/LSI nën hiqmin e perëndimorëve, sigurisht Shqipëria i rrit në maksimum shanset që t’i hapen negociatat për integrim në BE para fundit të këtij viti, nën kryesine gjermane të BE-së. Por, nga ana tjetër, Rama i zvogëlon konsiderueshëm shanset e tij personale për të korrur një fitore më 2021, po aq të thellë sa për një tepsi më vete si ajo më 2017. Madje, koalicioni PD/LSI, ndonëse me një të kaluar qeverisëse që ka larguar nga vetja shumë shqiptarë, ndonëse pas shtatë vjetësh në opozitë është ende larg së ofruari një program të denjë alternance, ky koalicion i ka mundësitë të dalë i pari në zgjedhjet e 2021, thjesht nga zemërimi deri në duf që po ndien një shumicë shqiptarësh nga metodat e Edi Ramës. Dhe, cili do të jetë akti i parë i një qeverisjeje PD/LSI, veçse kërkimi me çdo kusht i vënies nën pranga të ish-Kryeministrit Edi Rama, ashtu si Sali Berisha ia bëri Fatos Nanos pak mbasi mbërriti në pushtet, më 1994.
Rama i frikësohet realisht këtij skenari, sepse vetë e di që drejtësia gjoja e pavarur varet gjithmonë si në një refleks pavllovian nga pushteti në fuqi.
Atëherë, midis perspektivës së burgut dhe asaj që të qëndrojë kryeministër, duke ndryshuar rregullat e lojës në librin e Kushtetutës, çfarë do zgjedhë logjikisht Rama, paçka se prishet me perëndimorët, paçka se e dënon Shqipërinë me mos hapje negociatash?
Deri në fund, ai do t’i përmbahet strategjisë që ka zgjedhur, të maksimizojë shanset për një fitore dërrmuese më 2021, duke penguar që tani me Kushtetutë koalicionet mes partive opozitare. Për sa i përket rënies në sevda papritur të Ramës me listat e hapura, të cilat aty i kishte po të donte, por kurrë nuk ua hodhi sytë përgjatë shtatë viteve që është në pushtet, kjo është një fabul trashanike, që as dhe i biri i tij nesër, kur të lexojë mbi historinë e Shqipërisë të vitit 2020, nuk do ta besojë.
Sipërmarrja e Ramës, që duket e pakthyeshme, do ta tensionojë jashtëzakonisht situatën në vend, duke filluar nga sot dhe përgjatë një viti pa pushim deri ditën kur do të mbahen zgjedhjet legjislative. Zgjedhje që opozita, ashtu si Rama, e shpreson se do t’i bojkotojë, por kësaj radhe jo duke u strukur në çadra, por duke bllokuar qendrat e votimit, gjë që mund ta çojë Shqipërinë në prag lufte civile. Dhe këtu Edi Rama gabohet në llogaritë e tij. Kurrë evropianët dhe amerikanët nuk do ta toleronin këtë degjenerim situate, këtë vatër tensioni për muaj me radhë në Shqipëri, në momentin kur Rusia dhe Kina, por edhe Turqia, po tregohen më aktive se kurrë në Ballkan. Ndryshe nga Maqedonia, Shqipëria ka avantazhin se opozita, ashtu si pushteti, është radikalisht properëndimore, proamerikane. Që do të thotë, se nëse Edi Rama me politikëbërjen e tij, jo vetëm që nuk arrin ta stabilizojë vendin, por e tensionon më shumë situatën, atëherë pa asnjë skrupull, perëndimi mund të bëjë “aleancë” me opozitën po aq properëndimore, për të rrëzuar një Ramë të dale jashtë nga binaret.
“Me mortuo, conflagret humus incendiis”. “Pas meje, këtë tokë flaka le ta rrokë”, ishte një proverb latin përkthyer nga greqishtja. Kur Neroni e dëgjoi këtë proverb nga goja e një kurtizani në oborrin e tij, ai pati këtë shprehje që mbeti në histori: “Preferoj që zjarri të ndodhë kur jam ende gjallë”.
Ky tundim vetëshkatërrues ka përfshirë si flakët, edhe Edi Ramën, më pak nga ethet për pushtet se nga frika se atje ku mund të kalojë pensionin, as Taulant Balla nuk do të sakrifikohej për t’i çuar portokalle…
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![U munduan ta fusin në grackë duke e dehur dhe detyruar Loredanën ta joshë, Rozana zbulon kurthin që banorët përgatitën për Gjestin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/u-munduan.jpg)
U munduan ta fusin në grackë duke e dehur dhe detyruar Loredanën ta joshë, Rozana zbulon kurthin që banorët përgatitën për Gjestin
![Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/avant.jpg)
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
![G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/banjo3-780x439.jpg)
G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi
![Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/senaca-780x439.jpg)
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë
![Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Kurti_Grenell.jpg)
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell
![Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-termal-780x439.jpg)
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-3-780x439.jpg)
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër