Shmangia nga drita e diellit mund të përmirësojë pigmentimin, por personat me psoriazë kanë dobi nga ekspozimi në diell
Me arritjen e ditëve të para të ngrohta dhe me arritjen e sezonit të verës ju bombardojnë me udhëzime se si ta mbroni lëkurën nga rrezet e dëmshme të diellit. Mbuloni fytyrën me kapele të madhe kashte dhe syze dielli dhe nuk harroni që vazhdimisht ta lyeni me krem për rrezitje me faktorin mbrojtës, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, si të veproni kur shumicën e ditës, madje edhe të javës e kaloni brenda katër mureve? Si ndikon ajo në lëkurën tuaj?
Për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve, Harper‘s Bazar ka biseduar me mjeken Michelle Squire dhe drejtoreshën e Klinikës “Skin Education at Dermalogica”, Emma Hobson.
Ekspozimi më pak i diellit zakonisht nënkupton gjëra të mira
Duke u bazuar në studimin nga viti 2015, Squire thekson që shmangia nga drita e diellit mund të përmirësojë pigmentimin dhe të zvogëlojë dukjen e rrudhave, mirëpo edhe pengon dëmtimet e ardhshme të lëkurës.
Të vetmit persona të cilët mund të përballojnë dëmtimin për shkak të ekspozimit në diell janë ata me psoriazë.
“Personat me psoriazë kanë dobi nga ekspozimi në diell, andaj tek ata mund të ndikojë qëndrimi i gjatë në ambient të mbyllur”, sqaron Squire.
– Marrja e dozave të para të dritës së diellit është ka shumë rëndësi, andaj do të duhej të kërkonit këshillë nga dermatologu juaj, ka shtuar ajo.
Merrni vitaminën D në doza
“Lëkura duhet të jetë e ekspozuar ndaj dritës UVB (5 – 10 minuta në ditë) për të krijuar vitaminën D, të domosdoshme për shëndetin e eshtrave dhe të muskujve”, konstaton mjekja Squire.
Meqenëse rrezatimi UVB është pothuajse tërësisht i bllokuar me xham, shëtitja e shpejtë në oborr apo kënaqja në diell në tarracë herët në mëngjes dhe pasdite vonë janë të mjaftueshme për plotësimin e nevojave tuaja me UVB”, ka shtuar ajo.
Mirëpo, është shumë pak e sigurt që do të plotësoni mungesën e vitaminës D, edhe pse Hobson thotë që, nëse jeni posaçërisht të brengosura, mund të bisedoni me mjekun tuaj për plotësimin me vitaminë D.
Bëhuni të vetëdijshëm për dritën e kaltër
Edhe pse rrezatimin UVB mund ta bllokojë xhami, ekzistojnë edhe forma të tjera të dëmshme të dritës, nga të cilat lëkurën duhet mbrojtur.
“Nëse punoni në shtëpi para ekranit të kompjuterit apo pranë dritares, mos harroni të përdorni kremin me faktorin 30 – 50, në mënyrë që të mbroni lëkurën nga drita e kaltër dhe rrezet UVA, të cilat ende mund të depërtojnë nëpër xham, këshillon Hobson.
Gjithashtu në kompjuterin tuaj duhet programuar dritën e verdhë, ndërkaq të dy këto mjeke pajtohen që është me rëndësi që të hiqni dorë nga rutina e mëngjesit dhe e mbrëmjes për kurën e lëkurës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës