Në vend që të ikni nga vetja, pranoni zemrën tuaj të butë
Zemra e një gruaje tepër të ndjeshme është e butë dhe plot ndjenja, dhe ja si mund ta gjejë lumturinë në dashuri dhe në një marrëdhënie me një burrë krejtësisht të ndryshëm.
Jeni një grua tepër e ndjeshme? Nëse jeni e vetëdijshme për këtë, ne po ju japim disa udhëzime të thjeshta dhe të vlefshme në dashuri.
Një grua tepër e ndjeshme, për shkak të emocioneve të saj të forta, mund të ketë vështirësi në marrëdhënie, veçanërisht nëse (siç ndodh shpesh) mashkulli që tërhiqet nuk e ka këtë lloj ndjeshmërie. Kjo dinamikë ndodh shpesh. Dhe, derisa të gjeni një mënyrë funksionimi, lindin grindje, herë për shkak të pakënaqësisë së gruas, e herë për shkak të tij, transmeton Telegrafi.
Ja pesë këshilla marrëdhëniesh për femrat tepër të ndjeshme.
1. Kuptoni se çfarë do të thotë kjo
Kur edhe gjërat më të vogla ju prekin më shumë se të tjerët, ndërkohë ndjenjat tuaja janë më të forta, mbase jeni një person tepër i ndjeshëm. Ju mund të dokumentoni se si manifestohet dhe si mund të vini në kontakt me emocionet tuaja. Lidhuni me veten dhe mbani një ditar të emocioneve tuaja, për të parë se çfarë ndikon më shumë te ju.
2. Pranoni ndjeshmërinë tuaj
Nëse e gjykoni veten se jeni një grua tepër e ndjeshme, mos e bëni këtë! Pranoni mënyrën tuaj dhe jini e lumtur që i jetoni emocionet tuaja intensivisht. Në të njëjtën kohë, është shumë e mundur që partneri juaj i jetës të mos jetë i ndjeshëm, por pragmatik.
Pranoni mënyrën e të qenit e tij dhe jini të lumtur që mund të plotësoni njëri-tjetrin. Sepse kur të pushtojnë situata të ndryshme në jetë, ai mund të marrë kontrollin, pa probleme, sepse mund të kontrollojë më lehtë vrullin e emocioneve.
3. Empatia
Ndërsa prisni që partneri juaj të kuptojë emocionet dhe ndjenjat tuaja, përpiquni të praktikoni edhe empatinë. Vendoseni veten në vendin e tij dhe imagjinoni se si do të ishte të mendosh në mënyrë racionale dhe jo nga zemra. Mund ta kuptoni më mirë pse disponimi juaj është i huaj për të. Gjithashtu, paraqisni ndjenjat tuaja në mënyrë që pala tjetër t’ju kuptojë më mirë.
4. Kaloni kohë vetëm
Në vend që të ikni nga ndjenjat tuaja, është më mirë t’i pranoni ato dhe t’i jepni vetes kohë vetëm për t’u rilidhur me emocionet që ju tundojnë. Ju duhet kohë vetëm ose do të shpërtheni, gjë që do të dëmtojë marrëdhënien. Nëse partneri juaj nuk ju kupton, shpjegoni se si ndiheni dhe se keni nevojë për të.
5. Mundohuni të kuptoni njëri-tjetrin
Një burrë pragmatik dhe racional dhe një grua tepër e ndjeshme mund të funksionojnë vetëm përmes mirëkuptimit, durimit dhe pranimit! Dhe, më e rëndësishmja: përpiquni të pranoni këndvështrimin e tij, duke komunikuar mirëkuptimin tuaj sa më shpesh të jetë e mundur, por tregoni se prisni që ai të kuptojë edhe tuajin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve

Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë

Tetë mënyra të grimit që do të iu bëjnë të dukeni si mbretëreshë

Asnjë fëmijë nuk dëshiron të dëgjojë këto pesë fraza, pohon ekspertja

Pse kam dhimbje pas intimitetit?!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit