Politika amerikane nuk ka qenë kurrë një vend veçanërisht “i pastër” kur bëhet fjalë për retorikën plot zemërim dhe përbaltjen e kundërshtarit. Gjithsesi, shumica me siguri do të binin dakord se politika është bërë më përçarëse dhe provokuese sesa në shumicën e epokave të tjera të historisë.
Një studim i ri ka zbuluar se injektimi i zemërimit në një fushatë elektorale, i motivon në fakt mbështetësit që të dalin të votojnë. Studiuesit nga Universiteti i Kolorados thonë se në një periudhë afatshkurtër, retorika e bazuar tek zemërimi përhapet më shpejt dhe më lehtë dhe çon në përfitime të mëdha ditën e zgjedhjeve.
Studiuesit Carey Stapleton nga Universiteti i Kolorados dhe Ryan Dawkins nga Akademia e Forcave Ajrore të ShBA-së, theksojnë se njerëzit e zakonshëm nisin të pasqyrojnë zemërimin që shohin tek kandidati i tyre i preferuar kur lexojnë mbi këto lloj emocionesh në raportimet mediatike.
Ky “infektim emocional” mund të zëmërojë njerëz që normalisht janë të moderuar në bisedat me natyrë politike, duke i nxitur që të shkojnë të votojnë. “Politikanët duan që të rizgjidhen në detyrë, dhe zemërimi është një mjet i fuqishëm që ata mund ta përdorin për t’ia arritur qëllimit”, thotë Stapleton, doktorant në shkencat politike.
Gjatë studimit të tij, ekipi vëzhgoi gati 1 400 njerëz, që përfaqësonin të gjithë spektrin politik. Studiuesit i treguan secilit prej tyre një koleksion tregimesh të reja tallëse në lidhje me një “debat politik të kohëve të fundit”, ku kandidatët për poste kishin një shkëmbim të zjarrtë debati rreth emigracionit.
Rezultatet tregojnë, kur vjen puna tek politika, se të lexuarit diçka mbi dikë që ata e mbështesin që është i zemëruar, i zemëron edhe ata. Pjesëmarrësit në studim raportuan se kishin më shumë gjasa të merrnin pjesë në tubime apo të votonin ditën e zgjedhjeve. “Zemërimi është një emocion shumë i fortë, afatshkurtër, që i motivon njerëzit të veprojnë. Por në planin afatgjatë mund të ketë pasoja shumë më negative. Pasi ekziston gjithnjë mundësia që zemërimi të kthehet në dhunë”, thekson Stapleton.
Autorët e studimit theksojnë se retorika e zemërimit nuk është një fenomen i kohëve të fundit. Në fakt, ata kujtojnë se presidenti i dytë i ShBA-së, John Adams, e quajti “budalla” dikur e Alexander Hamiltonin. Fatkeqësisht, edhe pas 250 vjetësh, gjërat mund të jenë më pak civile. Qendra Kërkimore Pew raportoi para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 se “rreth nëntë nga dhjetë mbështetësit e Trumpit dhe Bidenit thanë se do të kishte një“dëm të qëndrueshëm” për kombin nëse do të fitonte kandidati tjetër”.
Për të parë se kush ndikohet më shumë nga fjalët plot zemërim, Stapleton dhe Dawkins, u dhanë vullnetarëve të tyre të lexonin një seri artikujsh në lidhje me një debat mbi politikën e emigracionit midis kandidatëve të Minesotës për në Kongresin e SHBA-së. Ajo që grupi nuk e dinte ishte se ajo është një garë imagjinare për postin.
“Kandidatët” përdorën një gjuhë që u përpoq të nxiste zemërimin e lexuesve. Në raste të tjera, artikujt përdorën gjuhë më neutrale. Studimi zbuloi se zemërimi ka tendencë të ndikojëkur shprehet nga dikush që mbështetet nga njerëzit. Nga ana tjetër, njerëzit motivohen nga deklaratat e një kandidati kundërshtar.
“Ne raportojmë se jemi më të zemëruar kur shohim të zemëruar politikanët që mbështetim. Kur e zemëruar është pala tjetër, kjo gjë nuk duket se na prek shumë”, thotë Stapleton.
Autorët e studimit thonë se publiku duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje mënyrës sesi politikanët përpiqen të lobojnë për të rritur mbështetjen e tyre.
Edhe pse zemërimi duket të jetë mjet efektiv, studime të tjera zbulojnë se në përgjithësi njerëzit optimistë, kanë më shumë gjasa të bëhen politikisht aktivë sesa pesimistët. “Zemërimi është një mënyrë se si ne mund t’i bëjmë njerëzit të votojnë dhe të angazhohen në politikë, por nuk është e vetmja mënyrë”, thekson Stapleton. /Burimi: StudyFinds/Në shqip nga: Bota.al/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëEgli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
Fansat e BBVA vërshojnë me reagime në Twitter, duke komentuar afërsinë e Loredanës me G Banin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi