LAJMI I FUNDIT:

Si mori fund martesa disavjeçare e Bes Kallakut dhe Xhensilës?

Si mori fund martesa disavjeçare e Bes Kallakut dhe Xhensilës?

Prej disa javësh, lajmi i ndarjes nga Xhensila ka bërë xhiron e rrjeteve sociale. Dyshja, e cila ishte një ndër më të dashurat e publikut, i kanë dhënë fund pas disa kohësh që kishin probleme mes tyre.

Madje, këtë herë Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, thuhet se janë në proces divorci. Thuhet se çështja është hapur nga Xhensila, e cila ka ndërmarrë hapin ligjor për t’i dhënë fund martesës disavjeçare me aktorin e humorit. Dyshimet për një krizë mes çiftit kanë nisur prej ditësh, kur u kuptua se ata nuk e ndiqnin njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Përveç kësaj, Xhensila dhe Besi nuk janë parë bashkë prej javësh në evente apo ambiente të përbashkëta. Sipas lajmeve që qarkullojnë, Besi nuk ka qenë dakord për këtë vendim të këngëtares, transmeton Top channel.


Foto: Screenshot/Instagram

Kjo nuk është kriza e parë e çiftit të njohur. Edhe disa muaj më herët, u përfol për një ndarje dhe lajmin e hodhën poshtë të dy, duke u puthur në një koncert.

Në rrjetet e tyre sociale të dy janë shfaqur në shoqërinë e fëmijëve, por jo të njëri-tjetrit, duke “vulosur” kështu edhe ndarjen mes tyre. Kjo nuk është hera e parë që dyshja flitet për një ndarje, ndonëse këtë herë divorci është pranë zyrtarizimit.

Vetëm pak muaj më parë, aktori i humorit, Bes Kallaku ka rrëfyer detaje nga marrëdhënia e tij me këngëtaren Xhensila Myrtezaj, me të cilën ka edhe dy fëmijë.

Foto: Screenshot/Instagram

Çifti, disa herë janë përballur me thashetheme në mediat rozë se janë ndarë, dhe aktori tregon se fjalët e përhapura rreth marrëdhënies së tyre i “vrasin” shumë. “Më vret më shumë, vjen një moment që mbushet kupa. Nëse nuk më vrasin mua, vrasin Xhensilën me fjalët” – tha ai shkurtimisht.

Ndërsa u pyetur rreth “sekretit” të martesës së tyre, aktori tregoi se: “Është merita e Xhensilës, mirësia e saj që dashuria jonë vazhdon prej kaq shumë vitesh. Jeta është e gjatë, nuk i dihet kurrë. Por deri më tani, kjo është arsyeja”.

Por tashmë, që ndarja është zyrtarizuar, të dy kanë vijuar me angazhimet e tyre.
E tashmë që dy personazhet e njohura i kanë ndarë rrugët si çift, kanë ndarë edhe drejtimet në karrierën e tyre, ku Xhensila do të fokusohet te muzika dhe Besi te televizioni. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Magazina
Valbona me deklaratë të fortë: Me Jozin jemi ish-të dashur

Valbona me deklaratë të fortë: Me Jozin jemi ish-të dashur

Magazina
Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

Magazina
Lori - Jozit: Mos bëj sikur ke bërë ndonjë gjë të madhe në këtë botë, banori: Jam njeri i thjeshtë

Lori - Jozit: Mos bëj sikur ke bërë ndonjë gjë të madhe në këtë botë, banori: Jam njeri i thjeshtë

Magazina
“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Magazina
Ola bën lëmsh shtëpinë, pasi tha se ka qenë e lidhur me një vajzë - tani shpreh pëlqim për Jozin

Ola bën lëmsh shtëpinë, pasi tha se ka qenë e lidhur me një vajzë - tani shpreh pëlqim për Jozin

Magazina
Kalo në kategori