LAJMI I FUNDIT:

Si e ndoqi Joe Biden sulmin iranian ndaj Izraelit “në kohë reale” – dhe çfarë i tha ai Netanyahut

Si e ndoqi Joe Biden sulmin iranian ndaj Izraelit “në kohë reale” – dhe çfarë i tha ai Netanyahut

Presidenti amerikan, Joe Biden ishte në një dhomë të Shtëpisë së Bardhë gjatë gjithë mbrëmjes të së shtunës duke parë në kohë reale sulmin e paprecedentë të Iranit ndaj Izraelit.

I rrethuar nga një grup i vogël i këshilltarëve të tij më të afërt, ky ishte, siç thuhet, një moment me intensitet të konsiderueshëm, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi.

Kjo për faktin se më shumë se njëqind raketa balistike iraniane po hidheshin drejt Izraelit së bashku me dronët.


Kaq shumë herë që nga 7 tetori, Lindja e Mesme ka kërcënuar të “shpërthejë”.

A ishte ky momenti?

Duke përshkruar tensionin, një zyrtar amerikan që ishte në dhomë tha: “Në një moment, ne e dinim se mbi 100 raketa balistike ishin në qiell, një periudhë shumë e shkurtër kohe udhëtimi për në Izrael – një periudhë minutash dhe rezultatet e mbrojtjes sigurisht që ishin të paqarta”.

Ndryshe, në ditët pas sulmit ndaj konsullatës iraniane në Damask, që i atribuohet Izraelit, presidenti amerikan kishte udhëzuar ekipet e tij që të përgatiteshin për mbrojtjen e Izraelit “në masën maksimale të mundshme”.

Testi i atij zotimi tani po sfidohej.

Por shtrirja e sulmit iranian tregoi se një përshkallëzim i pakontrolluar ishte rrezikshëm i mundshëm.

Pavarësisht se pritej një lloj sulmi iranian ndaj Izraelit, zyrtarët e administratës amerikane kanë pranuar se përdorimi i raketave balistike i befasoi veçanërisht ata.

Ambasadori izraelit shkoi në Shtëpinë e Bardhë

Nga ambasada e tij në Uashingtonin veriperëndimor, ambasadori izraelit në SHBA u dërgua në Shtëpinë e Bardhë për të qenë me presidentin Biden.

Michael Herzog është gjithashtu vëllai i presidentit izraelit Isaac Herzog.

Në “dhomën e situatave”, Amerika dhe Izraeli ishin krah për krah, pavarësisht mosmarrëveshjeve të rëndësishme për Gazën.

Ndërsa kanalet diplomatike ishin “jashtëzakonisht të nxehta”.

“Breshëria dukej se po shuhej”, suksesi i mbrojtjeve ende nuk ishte plotësisht i qartë – dhe iranianët ua konfirmuan amerikanëve, përmes një kanali zviceran, se sulmi kishte përfunduar.

Iranianët po e përshkruanin atë si një përgjigje legjitime ndaj goditjes së konsullatës së tyre në Damask dy javë më parë.

Një telefonatë mes Bidenit dhe Netanyahut

Në orën 21:00 presidenti Biden foli me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Ishte ora 4 e mëngjesit në Izrael.

Sipas zyrtarëve të administratës amerikane, presidenti ripohoi mbështetjen për mbrojtjen e Izraelit dhe i tha zotit Netanyahu se Izraeli kishte “demonstruar epërsi ushtarake”.

Për sa i përket palës amerikane, “sulmi i mposhtur në mënyrë spektakolare” përfaqësonte fitoren e madhe që duhet të merrte zoti Netanyahu.

Shtëpia e Bardhë pranon se Izraeli do të marrë vendimet e veta për sa i përket një përgjigjeje, por fokusi i thirrjes së Presidentit, përtej riafirmimit të mbështetjes për Izraelin, ishte një diskutim rreth asaj se “si të ngadalësohen gjërat” dhe të sigurohet se të gjithë skenarët janë menduar plotësisht.

Dhe thirrja thuhet se ndodhi në atë që një zyrtar i administratës e përshkroi si një “periudhë emocionesh të shtuara”.

Por zyrtarët nuk dhanë detaje nëse u diskutue për ndonjë kundërsulm të menjëhershëm.

“Izraeli duhet t’i mendojë gjërat me kujdes në lidhje me atë që do të bëjë më pas”, ka thënë një zyrtar amerikan.

Siç thuhet në pjesën e fundit të shkrimit, së pari, se sulmi iranian ishte më i madh se sa pritej dhe ishte “qëllim për të shkaktuar dëme të konsiderueshme në Izrael”.

Dhe kjo bie ndesh me pikëpamjet e disa analistëve se Irani nuk dëshiron një luftë rajonale.

“Synimi i tyre ishte të shkatërronin”, tha një zyrtar i mbrojtjes amerikane.

Reflektimi i dytë që zyrtarët amerikanë duan të nënvizojnë është se koordinimi ushtarak dhe bashkëpunimi diplomatik midis aleatëve perëndimorë, por edhe me mbështetjen arabe, ishte i paprecedentë.

“Vërtetë e jashtëzakonshme”, ishte mënyra sesi një zyrtar i administratës amerikane e përshkroi një gjë të tillë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Azia
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Shtetet evropiane zotohen se do ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare - Netanyahu do të arrestohet

Shtetet evropiane zotohen se do ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare - Netanyahu do të arrestohet

Evropa
Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Botë
Kalo në kategori