Si bën jetë super luksoze falas Anthony Joshua – nga aeroplani privat te veturat, orët dhe pushimet

Anthony Joshua ka një stili jetese magjik, ku shpesh shfaqet në fotografi nga pushimet ekzotike me avionë privatë, motorë, vetura dhe orë të bukura.
Por, pavarësisht se ka qindra miliona dhe jeton një jetë luksoze, ylli britanik ende qëndron i përulur dhe falënderues për atë që ka.
Ai rrallë diskuton pasurinë e tij, duke iu shmangur pyetjes në një intervistë me Louis Theroux në vitin 2023.
Ylli i boksit në peshat e rënda ka investime në prona dhe zotëron ndërtesa tregtare në Mayfair dhe Bond Street.
Megjithatë, dora e tij e djathtë dhe menaxheri i marketingut, Freddie Cunningham, tha një herë se pavarësisht se ka “shumë para”, Joshua “nuk e bën jetën që mundet”, pasi shumë prej të mirave që i ka i marr falas, duke mos paguar për to.
Avion privat në vlerë 52 milionë euro që mori falas
AJ sponsorizohet nga gjiganti amerikan i veshjeve sportive Under Armour – i cili i siguron atij një avion privat, si dhe i paguan atij një pagë shtatëshifrore.
Aeroplani G550 kushton 52 milionë euro dhe për herë të parë e përdori për të udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara për t’u përballur me Andt Ruizin për herë të parë.
Kompania gjithashtu i siguron ish-kampionit botëror të peshave të rënda veshjet e tij sportive si për meçe, po ashtu edhe për stërvitje.
Anthony ka gjithashtu falas edhe një helikopter, të cilin e ka marr nga Beats by Dre, me të cilët bashkëpunon nga viti 2017.
Makinë falas
Si një 17-vjeçar, makina e parë e Joshuas ishte një Vauxhall Astra, të cilën ai e bleu afër 2 mijë euro.
Tani, falë partneritetit të tij me Jaguar Land Rover – që kontrata vlen gati 1 milion euro në vit– AJ ka një Jaguar XJR të bardhë të personalizuar, me vlerë mbi 100 mijë euro.
Ai ka edhe një Range Rover Dynamic të personalizuar me vlerë 170 mijë euro.
Udhëtime falas në Dubai, Miami dhe Xhamajka
Kur nuk bën sporte, AJ shijon pushime ekzotike me familjen dhe miqtë e tij, me Instagramin e tij që i tregon lokacione të mrekullueshme si Dubai, Xhamajka dhe Miami.
Disa nga këto udhëtime sponsorizohen nga vendet që duan të kenë privilegjin për të parë ikonën sportive duke vizituar pikat e tyre më të mira turistike.
Anthony ka qëndruar gjithashtu në Nobu Miami Beach Private Villa, e cila kushton 5000 funte për natë dhe në Grand Hyatt Eraëan Bangkok, ku vilat luksoze jepen me qira për 4000 funte në javë.
Një orë falas që vlen më shumë se një shtëpi
Atij iu dhurua një orë me vlerë 400 mijë euro më shumë se një shtëpi mesatare, falë partneritetit të tij me bizhuteritë luksoze Audemars Piguet.
Ai kishte poshtuar në rrjetet sociale edhe një orë Marvel që vlen rreth 200 mijë euro e që thuhet se është dhënë falas nga kjo kompani.
Pronat
Duke luajtur Monopoly në jetën reale, Joshua ka blerë ndërtesa komerciale në Mayfair dhe Bond Street – kjo e fundit vlen mbi 30 milionë euro.
Përmes kompanisë së tij 258 Investments ai ka blerë gjithashtu dy shtëpi banimi në Londrën Veriore dhe thuhet se zotëron tre shtëpi në vendlindjen e tij Watford me vlerë 2 milionë euro.
Në tetor, The Sun raportoi ekskluzivisht se Joshua mori për 30 milionë funte në një pronë prej 301,000 metrash katrorë në Hertfordshire, e cila më parë ishte selia e gjigantit të naftës BP. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Atletico Madridi synon transferimin e yllit të Barcelonës gjatë verës

PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

Fanellat më të shitura të Barcelonës këtë sezon – Yamal i pari, Messi mbetet ende në ‘top 3’

Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

Sot hidhet shorti për fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Fanellat më të shitura të Barcelonës këtë sezon - Yamal i pari, Messi mbetet ende në ‘top 3’

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës