Temperaturat e larta dhe zjarret e kësaj vere kanë vënë në provë zjarrfikësit në vendin tonë. Këto ditë atyre u është dashur të luftojnë më flakët në disa vatra zjarri, edhe duke rrezikuar jetën në disa raste. Por sa të përgatitur dhe efektivë janë zjarrfikësit tanë në këto raste?
Situata nuk shfaqet aspak e mirë, kur në shumicën e rasteve, të fundit që mbërrijnë në vendngjarje janë pikërisht zjarrfikësit. Kjo, sepse në shumë bashki një repart i tillë nuk ekziston, ndërkohë që ligji dikton krijimin e tyre deri në dhjetor të vitit 2018.
“Bashkia e Cërrikut ka një territor prej 186 km katrorë, tërësisht të pambuluar me këtë shërbim dhe mundësitë tona për ta krijuar një repart zjarrfikës janë të pamundura, pra janë zero”, – tha Altin Toska, kryetar i Bashkisë së Cërrikut.
“Bashkia e Belshit ka zero mundësi për të ndërtuar dhe për të mbajtur një stacion zjarrfikësish. E them këtë për shkak të mungesës së fondeve”, – shprehet Arif Tafani, kryetari i Bashkisë së Belshit.
Edhe në ato raste kur repartet zjarrfikëse ekzistojnë, ato janë thuajse në grahmat e fundit. Edhe këtu kërkohen shuma të mëdha për rikonstruksionin e tyre, të cilat bashkitë e kanë sërish të pamundur t’i përballojnë.
“Eshtë për të ardhur keq që ky repart ka 5 makina zjarrfikëse të vitit 1975-1976. Zjarrfikëseve u mungon baza materiale dhe veshjet. Mungon një kompresor që shërben për mbushjen e bombolave dhe aparateve hermetike. Ka edhe mungesë të pajisjeve ndihmëse të mjeteve zjarrfikëse, si tubat apo fikëset portative të zjarrit”, – tha Qazim Sejdini, kryetar i Bashkisë së Elbasanit.
Ndërkohë, së fundmi qeveria ka akorduar një fond pagash për personel zjarrfikës edhe në ato bashki ku ky repart nuk ekziston. Gjë që do të thotë se personeli zjarrfikës do të paguhet, edhe pse nuk ka as mjete dhe asnjë mundësi për të ndërhyrë në raste zjarri.
Sipas të dhënave, nga 61 bashkia në vend, 23 prej tyre nuk kanë asnjë mjet për fikjen e zjarrit, si dhe ka mungesë në logjistikë e efikasitet në shuarjen e flakëve. Po ashtu edhe mjetet për fikjen e zjarrit nga ajrit janë shumë të pakta, ndërkohë që është kërkuar ndihmë edhe nga shtet fqinje për helikopterë.
Përballë një situate zjarresh që po shkon drejt një emergjence kombëtare, shteti shqiptar shfaqet i pafuqishëm për të reaguar ashtu siç duhet. Investimet e munguara në sektorin e zjarrfikësve nga bashkitë në rrethe ka precipituar në një situatë të tillë, ku zjarret kanë djeguar me hektarë të tërë pyje e shkurre dhe në shumë raste është duke iu afruar qendrave të banuara.
E vetmja gjë që ngelet për tu shpresuar është fakti se ndërhyrja e motit me uljen e temperaturave dhe shirat, do ndihmon në fikjen e zjarreve, gjë të cilin shteti shqiptar deri më tani duket sikur e ka gati të pamundur ta bëjë./ Lapsi.al/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

A2: Plan për vrasjen e Albin Kurtit, i dyshuari ekspert në përdorimin e snajperit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker