KFOR-i dhe Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut të Kosovës (QKTK) organizuan ditën e dhurimit të gjaku në Camp Film në Prishtinë, ku mbi 170 persona ushtarak dhe civil të KFOR-it, nga 15 kombe të ndryshme, dhuruan vullnetarisht gjak për të mbështetur popullin e Kosovës që ka nevojë për transfuzion gjaku për të kuruar një sërë sëmundjesh kërcënuese për jetën.
Nisma nënvizon ndërgjegjësimin e gjerë në mesin e personelit të KFOR-it se si dhurimi i gjakut është një akt i madh dhe tregon se solidariteti kapërcen çdo dallim që dikush mund të ketë për shkak të përkatësisë etnike ose besimit.
Ushtarët e KFOR-it ofrojnë një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes në Kosovë, por, në të njëjtën kohë, ata gjithmonë kanë mbështetur popullatën civile dhe në veçanti ata që kanë më shumë nevojë. Dhurimi i gjakut është një gjest vullnetar, personal që dëshmon përkushtimin e anëtarëve të KFOR-it për të mbështetur popullatën e Kosovës edhe përtej thirrjes së detyrës.
Iniciativa u përkrah nga komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajari dhe ministri i Shëndetsisë, Rifat Latifi, të dy të pranishëm gjatë manifestimit.
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi tha se të jesh paqeruajtës përmes dhurimit të gjakut është mjaft madhështore, andaj u shpreh inkurajues për një organizim të tillë.
“Të jesh sot pjesëtarë i këtij misioni paqeruajtës është e jashtëzakonshme, por të jesh paqeruajtës dhe njëkohësisht dhe shpëtues i jetës së tjerëve, përveç dhurimit të gjakut për ata që luftojnë me vdekje është edhe më madhështore dhe më shumë njerëzore”, u shpreh Latifi, transmeton KP.
Gjithashtu, ministri Latifi përmendi bashkëpunimin që ka vendi jonë me KFOR-in, si partner dhe njëkohësisht falënderoi të gjithë dhuruesit e gjakut. Ndërsa këtë aksion humanitar e cilësoi si dhuratë për të gjithë ata që kanë nevojë.
“Besojmë fuqimisht që ky model i një pune të suksesshme duke bashkëpunuar me partnerët sikur KFOR-i, dhe institucionet tjera është mënyra më e mirë për të treguar se sa humanist dhe solidar duhet të jemi mes vete në çdo kohë dhe rrethanë…Ju po bëni dhuratën më të mirë për jetën e dikujt tjetër, dhe në këtë mënyrë bëhemi pjesë edhe ekipin mjekësor që luftojnë çdo ditë në sallat e operacioneve, në dhomat e lindjes apo në dhomat e kujdesit intensiv. Ju jeni heronjtë tanë”, tha ai
Komandanti i KFOR-it, Ferenc Kajari, tha se detyra e tyre përfshin zhvillimin e paqes, dhe si detyrë kryesore ka një pjesëmarrje aktive në zhvillimin e shoqërisë civile për përmirësimin e popullatës së Kosovës.
“Siç e dini, KFOR-i u erdhi në Kosovë për të krijuar dhe pasur një mjedis të qetë dhe të sigurt, dhe për të kontribuar dhe garantuar lirinë e lëvizjes për të gjithë. Detyra jonë përfshin gjithashtu mbështetjen e zhvillimit të një Kosove paqësore multietnike… Organizimi i aksioneve për dhurimin e gjakut ka qenë një traditë afatgjatë në ushtri, ushtarët tanë dhe KFOR-i e mbështetën sistemin vendor të kujdesit shëndetësor në këtë mënyrë derisa pandemia Covid-19 pengoi organizimin e një ngjarje të tillë. Meqenëse situata me Covid është përmirësuar, tani është e sigurt të organizohet dhurimi i gjakut në KFOR… Kjo tregon se ushtarët e KFOR-it e kuptojnë rëndësinë e kësaj ngjarjeje duke u kujdesur për popullin e Kosovës, dhe janë të gatshëm të ofrojnë mbështetje në çfarëdo mënyre brenda mundësive dhe aftësive tona, edhe përtej detyrës”, tha Kajar.
Transfuziologia Hedije Mahmutaj, në një prononcim për KosovaPress, tregoi që në organizimin e një dite të dhurimit të gjakut nga KFOR-i dhe Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut të Kosovës(QKTK), janë lajmëruar mbi 100 vullnetarë- ushtarë për të dhuruar gjak.
Ndërsa organizuesi i këtij aksioni, rreshter major i Komandës, Zsiros Tamas, tha për KosovaPress, se ky aksion nuk ndihmon vetëm autoritetet e Kosovës por edhe qytetarët e saj. Ai gjithashtu u shpreh se ndihet shumë me fat kur pa se sa shumë vullnetarë ushtarë kishin shprehur gatishmëri të dhuronin gjak.
“Sot është një ndër shumë i madh për ne që e kemi pasur mundësinë të organizojmë një ngjarje të tillë, një ngjarje e cila nuk iu ndihmon vetëm autoriteteve vendore të Kosovës, por qytetarët e saj. Andaj unë jam shumë i lumtur dhe ndihem me fat që thirrjes për një kauzë kaq të mirë, humanitare iu kanë përgjigjur kaq shumë ushtarë”, u shpreh Tamas. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës