Oda e Mjekëve të Kosovës ka thënë se nuk ka statistika që tregojnë numrin e anëtarëve të saj që kanë probleme me ligjin. Javën e kaluar një mjek që po dyshohet se sulmoi kolegun e tij, është një proces gjyqësor për një vepër tjetër penale
Një javë më parë, dy doktorë të Spitalit në Gjilan u përfshinë në një mosmarrëveshje ndërmjet vete.
Më pas, sipas të dhënave të Policisë, doli se kirurgu Luan Mustafa dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht, kolegun e tij, Arbër Morina.
E ky rast, nxori në pah edhe një anë tjetër.
Kirurgu Mustafa është në një proces tjetër gjyqësor, atë për marrje ryshfeti.
“Bazuar në evidencën penale të Gjykatës Themelore në Gjilan, i pandehuri Luan Mustafa nuk figuron që është i dënuar për ndonjë vepër penale. Ndërkohë, ju njoftojë se është në procedurë gjyqësore, i cili dyshohet të ketë kryer veprën penale marrja e ryshfetit, nga neni 421 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK-së)”, ka thënë për RTV Dukagjinin Sabit Shkodra nga Gjykata Themelore në Gjilan.
Raste të ngjashme ku mjekët janë në procese gjyqësore si të dyshuar për vepra të ndryshme penale, vlerësohet se ka goxha.
Por nga Oda e Mjekëve të Kosovës, thonë se numri i saktë nuk dihet.
“Ne nuk kemi mekanizëm për me pa a është bë ajo vepër a jo, derisa nuk ka një vendim të Gjyqësorit, nuk cilësohet sasia për nga numri por varet nga shkelja e veprës”, ka deklaruar Naser Gjonbalaj nga OMK.
Në rastet kur merret një vendim përfundimtar nga gjykata, Oda ka të drejtë t’ia marrë licencën mjekut përkatës.
Megjithëse ka pasur shpesh mjekë të përfshirë në raste gjyqësore, nuk një vendim i tillë nuk është marrë shpesh.
“Licenca merret në momentin e fundit ku është tejkaluar secila normë, qoftë e përkohshme ose e përhershme. Prej se ne operojmë si Odë është vetëm një rast që iu është ndalu profesioni, një mjeku nuk i është vazhduar licenca”, vijoi ai.
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar nuk është deklaruar në lidhje me këtë çështje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë