Jumbo Fushë Kosovë, destinacioni i preferuar i blerjeve për të gjithë familjen, tashmë është zhvendosur në Central Park. Me ambiente të reja të modernizuara, Jumbo në dyqanin e ri orientohet edhe më shumë drejt shërbimit ndaj klientëve.

Dyqani i ri ofron më shumë lehtësi në zgjedhjen e produkteve si pasojë e hapësirave më të mëdha ekspozuese, duke filluar nga produktet për shtëpi, kuzhinë, kopshtari, organizim dhe pastrim, deri te produktet e kozmetikës, lodrat dhe artikujt për bebe, produktet sezonale etj.


Foto brenda artikullit 1

Ambientet ofrojnë edhe më shumë argëtim në eksperiencën tuaj të blerjeve me mjedise të dedikuara për fëmijët, me lodra dhe aktivitete që nxisin imagjinatën e tyre.

Për të festuar hapjen e dyqanit të ri në Central Park, përgjatë tre ditëve 22-24 mars, për të gjithë klientët do të ketë ulje, argëtim dhe shumë surpriza. Fëmijët do të zbaviten me Maskotat Gjigande dhe Makinën e Dhuratave.

Foto brenda artikullit 2

Jumbo është pjesë e Grupit BALFIN, një nga grupet më të rëndësishme dhe më të suksesshme të investimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Jumbo nuk është vetëm një dyqan, por një vend që i ofron klientëve mundësinë të përjetojnë çdo stinë, festë, dëshirë apo hobi.

Për më shumë informacione, mund të na ndiqni në rrjetet sociale sociale, Facebook, Instagram, TikTok dhe Youtube.