Në Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale thonë se aktualisht janë deponuar 48 ankesa të qytetarëve.
Drejtori i përgjithshëm i këtij institucioni, Bujar Sadiku, thotë se në vazhdimësi përmes telefonit dhe faqes online të Agjencisë pranohen ankesa nga qytetarët.
Sadiku thotë se përderisa pranohen ankesa nga qytetarët atëherë veç se janë të njoftuar për të drejtat e tyre, po ka kohë që nuk janë bërë anketa në terren rreth njohurive të përgjithshme të qytetarëve.
“Deri tani kemi pranuar 48 ankesa, shumica e këtyre kanë të bëjnë me marketingun, ku qytetarët ankohen online në platformën tonë. Japin arsyet apo thirrjes përmes kompanive me telefona të ndryshëm që i ofrojnë shitjet e produkteve pa pasur pëlqim paraprak ku me ligjin e ri dhe të vjetër pëlqimi i qytetarit është baza e parë e rëndësishme për fillimin e marketingut nga kompanitë apo institucionet. Pa pëlqimin e tij nuk mund të bëhet asnjë formë e marketingut të drejtpërdrejtë”, tha Sadiku, në një intervistë për Ekonomia Online.
Sadiku ka njoftuar për procedurat e shqyrtimit të ankesave deri në përfundimin e tyre.
“Ne në vazhdimësi thërrasim kompanitë, zyrtarët e agjencisë dhe i japim një rekomandim për ndërprerjen e marketingut si fazë e parë. Në mungesë të realizimit të inspektimeve dhe fillimit të zbatimit të rregullores së re për funksionalizimin e agjencisë e ndalojmë në këtë fazë në bashkëpunim me dy palët”, tha ai.
“Në momentin që e pranojmë ankesën e njoftojmë ankuesin që ankesa është pranuar dhe në afatin sa më të shkurtër e shqyrtojmë ankesën. Hapi i dytë është kur zyrtari ynë i shkruan kompanisë ose institucionit ndaj të cilit është drejtuar ankesa dhe i kërkon sqarim rreth rastit në të cilin pretendon ankuesi. Shpesh kompanitë vonohen në përgjigje ose pas thirrjeve të shumta vijnë në agjenci dhe bashkë në agjenci i diskutojnë pretendimet e ankuesit për shkeljen e pretenduar ose ankuesi që e ka paraqitur. Si procedurë disa mund të vonohen por shpesh herë tentojmë që brenda 7 ditëve ta mbyllim si proces, pro ka ankesa që janë të natyrës serioze që marrin edhe më shumë kohë deri në 3-4 javë”, tregon ai.
Ai tha se në të kaluarën ka pasur shumë ankesa për qasjen në të dhënat personale nga bankat në Kosovë të cilat kanë krijuar kartela pa pëlqimin paraprak apo qytetarët janë thirrur për oferta marketingu.
Sipas tij, ky problem tashmë nuk ekziston, sepse bankat kanë filluar certifikimin e zyrtarëve të mbrojtjes së të dhënave sipas rregullores së re të Bashkimit Evropian.
Sadiku tha se së fundmi herë ka pasur ankesa prej votuesve jashtë vendit të cilët pretendojnë se u janë shkelur të drejtat duke iu publikuar të dhënat personale.
Ai tha se ka qenë e tepërt ekspozimi i datave të lindjes së votuesve dhe se për këtë çështje janë duke pritur sqarim nga KQZ-ja.
“Ankesa së fundmi kemi pasur sa i përket listës së hapur të votuesve jashtë vendit të Kosovës, ku ka qenë edhe data e lindjes. Sinqerisht për këtë është vlerësuar që është tejkaluar qëllimi, sepse numri i regjistrimit është faktor i rëndësishëm dhe emri dhe mbiemri i bollshëm për verifikimin e kësaj liste të votuesve jashtë vendit. Kështu data e lindjes ka qenë e tepërt dhe e panevojshme të publikohet dhe ne kemi dhënë opinionin tonë që largohet data e lindjes dhe sipas ekspertizave tona mund të ketë edhe dy persona me emër, mbiemër dhe datë të lindjes së njëjtë”, tha ai.
“Ne kemi ftuar KQZ-në dhe po presim të takohemi me ta dhe ta shqyrtojmë deri në fund këtë çështje”, shton ai.
Sadiku tha se sfidë mbetet mos emërimi i komisionarit në këtë Agjenci ku deri më tani në këtë proces ka pasur dy dështime në përzgjedhjen e komisionarit.
“Sfida kryesore për mosfunksionalizim të institucionit është emërimi i komisionarit i cili është titullar i institucionit bazuar në ligjin e mbrojtjes së të dhënave është titullar i institucionit nga organizimi i ri, shqyrtimi i ankesës në shkallë të dytë, është nënshkrimi i tij i cili jep vendimin ekzekutueshëm final”, tha Sadiku.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Çfarë është Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale, që pritet të themelohet së shpejti?
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite