Shtyu bashkëshorten drejt vetëvrasjes, Gjykata e Durrësit dënon me 10 vite burg Xhemal Lokën

Gjykata e Durrësit ka vendosur të dënojë me 10 vite burg Xhemal Lokën, i akuzuar se shtyu drejt vetëvrasjes bashkëshortes së tij, Bedrie Loka.
Gjatë procesit, Xhemal Loka kishte kërkuar gjykim të shkurtuar, por kjo gjë iu refuzua nga togat e zeza.
Hetimet zbuluan se Loka ka ushtruar dhunë barbare ndaj bashkëshortes së tij, duke e çuar drejt aktit ekstrem.
Vuajtja e dënimit të filloj nga data e arrestimit dhe do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals







































