LAJMI I FUNDIT:

Shtyrja e mundshme e zgjedhjeve lokale, flasin qytetarët

17 tetori është data e parashikuar për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Kosovë, datë kjo e caktuar nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.

E mendim për shtyrjen e zgjedhjeve e kanë edhe qytetarët e Kosovës kjo pasi sipas tyre, primare duhet të jetë ruajtja e shëndetit të njerëzve.

“Duhet të shtyhen, për shkak se nuk është asgjë urgjente, asgjë nuk është ka kallet, po kallemi na se ata nuk janë ka kallen, prandaj unë mendoj që kjo është dashur me u shty patjetër”, tha një qytetar.


E disa të tjerë thonë që është veprim jo i duhur mbajtja e zgjedhjeve,  ashtu siç ishte edhe me 14 shkurt.

“Nuk ka qenë mirë të mbahen as këto as ato të 14 shkurtit që janë mbajtur, atëherë”, deklaroi qytetari tjetër.

Të gjithë janë të mendimit se duhet gjetur një mënyrë tjetër nga ana e qeverisë për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.

“Shkoi njëri, erdhi tjetri, shumë ma i zi i riu se i vjetri”, këto ishin fjalët e njërit qytetar, lidhur me pritshmëritë e tij nga këto zgjedhje lokale”, u shpreh një tjetër qytetar.

Ditë më parë partitë politikë opozitare ranë në ujdi që fushata zgjedhore të shkurtohet nga një muaj në 10 ditë, për shkak të situatës së rënduar nga virusi Covid-19./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori