Shtyrja e datës, Kacarska: Kemi pritur me vite, 3 muaj s’janë asgjë

Shtyrja e marrjes se datës për fillimin e negociatave për tre muaj, nuk duhet të dekurajojë qytetarët. Kështu tha Simonida Kacarska nga Instituti për politikë evropiane, sipas së cilës vendi duhet ta shfrytëzojë mirë këtë periudhë 3 mujore për të arritur deri aty ku është nisur. Ajo shtoi se më e mira për rajonin do të ishte që edhe Shqipëria edhe Maqedonia e Veriut të marrin datën për fillimin e negociatave.
“Sipas ndodhive të fundit ne presim vendim për fillimin e negociatave në muajin tetorit. Por megjithatë me shpresë që konferenca e parë ndërqeveritare do të ndodhte në fund të vitit ose në fillim të vitit të ardhshëm. Unë shumë shpesh them se duke marrë parasysh atë se sa ne kemi pritur mendoj se vonesa për 2-3 muaj nuk duhet të na dekurajojë, sepse do të vijojnë edhe shumë vendime të rënda gjatë negociatave. Nëse e kalojmë këtë pengesë të parë nuk do të thotë që kemi ardhur në fund të punës”, u shpreh Simonda Kacarska nga Instituti për Politikë Evropiane.
Vlladimir Medjak nga Lëvizja Evropiane nga Serbia tha se fokusi i vendit duhet të jetë në reformat të cilat e përshpejtojnë këtë proces të integrimit.
“Njëra prej gjërave më të rëndësishme është që të përforcohet kapaciteti i administratës për negociatat, angazhimi i njerëzve që e dinë punën e tyre, theksi duhet të vendoset në kapitujt më të rëndësishme sipas BE-së, kapitujt 23 dhe 24 që kanë të bëjnë me sundimin e së drejtës, për shkak se kjo është diçka që do të ndikojë në shpejtësinë dhe vullnetin e BE-së për zgjerimin e mëtutjeshëm”, tha Vlladimir Medjak nga Lëvizja Evropiane në Serbi.
Për faktin që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria gjenden në një pako, për të nisur procesin e hapjes së negociatave me BE-në, Medjak tha se asnjë vend nuk duhet të mbajë përgjegjësin e një shteti tjetër për mos realizmin e reformave, ose për situatën politike të krijuar në shtetet fqinjë, duke theksuar se secili vend duhet të marrë atë që meriton në bazë të arritjeve të saja./Tv21/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Në këto zona në Prishtinë, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm

Ruzhin: Maqedonia është në një situatë të vështirë, nga njëra anë ka ambicie evropiane, nga ana tjetër SHBA-të i ka aleate

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe