Shtyhet seanca gjyqësore për rastin "Titanik"

Me kërkesë të prokurores, Lile Stefanovska për anulimin e gjykimit për rastin e PSP-së "Titanik" seanca e sotme është shtyrë për më 22 tetor.
Gjyqtari Osman Shabani informoi se prokurorja mungon për shkak të obligimeve për takimin e caktuar me misionin e vlerësimeve të BE-së. Në bazë të informacionit mungon edhe gjyqtari Ognen Stavrev.
Rasti "Titanik" gjendet në procedurën e dëshmive dhe po publikohen dëshmitë materiale të propozuar nga prokuroria. Deri më tani janë publikuar rreth 5.400 prej 5.900 materiale gjithsej./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
17/10/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































