Tanimë është zyrtare, ndeshja e madhe mes dy skuadrave argjentinase, Boca Juniors dhe River Plate është shtyrë.

Sot (e shtunë) me fillim nga ora 21:00 ishte radha e derbit të madh argjentinas të njohur ndryshe si SuperClasico.


Boca Juniors dhe River Plate do të luanin mes vete në ndeshjen e parë të Copa Libertadores, garën më të madhe ekipore në Amerikën e Jugut.

Megjithatë, tanimë është zyrtare dhe ndeshja e shumëpritur në mes të dy rivalëve të zjarrtë dhe të urryer është shtyrë.

Shtyrja e ndeshjes erdhi pas kushteve të rënduara atmosferike, ku shiu kishte rënë gjatë tërë ditës dhe stadiumi ishte në kaos.

boca 1

Përveç stadiumit, përmbytje ka pasur edhe në qytet dhe tani vendi është në gjendje emergjente.

boca

Ndeshja është shtyrë për ditën e nesërme, por në rast mos përmirësimi të kushteve mund të luhet ndonjë ditë tjetër.

Ndryshe, Boca dhe Riveri janë dy skuadrat më të titulluara argjentinase, por kjo ishte hera e parë që këto dy ekipe do të luajnë mes vete në një finale të Copa Libertadores. /Telegrafi/

telegrafi sport app