Mjekët amerikanë kanë zbuluar që nëse të sëmurët nga coronavirusi qëndrojnë të shtrirë në bark, kjo mund të shpëtojë jetën e tyre, raporton CNN, duke shtuar se në këtë mënyrë, rritet sasia e oksigjenit në mushkëritë e pacientëve
“Kështu shpëtojmë jetë, 100 përqind. “Është kaq e thjeshtë për t’u bërë, ndërsa kemi parë një përmirësim të jashtëzakonshëm te pacientët”, thotë Dr. Mangala Narasimhan, drejtor i shërbimit të kujdesit intensiv në rrjetin e kujdesit shëndetësor “Northwell Health”, i cili zotëron 23 spitale në New York.
Siç shpjegon CNN, përcjell Telegrafi, pacientët e infektuar me coronavirus shpesh vdesin nga Sindroma Akute e Distresit Respirator (ARDS), e cila shfaqet për shkak të dëmtimit të parenkimës së mushkërive.
Nga e njëjta sindromë vdesin njerëzit me grip, pneumoni dhe sëmundje të tjera.
Shtatë vjet më parë, mjekët francezë publikuan një artikull në revistën New England Journal of Medicine, ku tregonin se pacientët me sëmundje respiratore që ishin në ventilator, kishin më pak gjasa të vdisnin nëse shtriheshin barkas.
Që atëherë, mjekët në SHBA, janë duke i kthyer në pozicion të shtrirë barkas pacientët të lidhur me respirator.
CNN deklaron se mjekët amerikanë kështu kanë vepruar me një pacient në Spitalin Hebraik, Long Island, ndërkohë që niveli i ngopjes së gjakut me oksigjen që depërtonte në mushkëritë e tij ishte rritur nga 85 në 98 përqind.
Mjekët po zbulojnë se shtrirja e pacientëve me gjendje të rënduar nga coronavirusi në stomak ndihmon në rritjen e sasisë së oksigjenit që depërton në mushkëritë e tyre.
Pacientët e rënduar zakonisht qëndrojnë kështu të shtrirë për rreth 16 orë në ditë, ndërsa pjesën tjetër e kalojnë në shpinë, në mënyrë që mjekët të kenë qasje më të mirë në pjesën e përparme të trupit të tyre dhe kështu, më lehtë ua japin ilaçet e duhura.
Megjithatë, pacientët që trajtohen me ventilim, kërkojnë më shumë qetësues kur janë në stomak dhe qëndrim më të gjatë në njësinë e kujdesit intensiv. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës