Shqyrtimi i tarifave të reja për energjinë elektrike do bëhet në mars të vitit të ardhshëm, andaj duke parë kërkesat gjatë këtij viti nga KEDS dhe KESCO për shtrenjtim të këtyre tarifave mundësia mbetet të ndodh atëherë. ZRrE ka refuzuar herën e fundit të bëjë rishqyrtim të jashtëzakonshëm, e njohësit e fushës e shohin të mundshëm të ndodh në 2025 ani se thonë që momentalisht nuk ka arsye të mjaftueshme.
Shqyrtim të tarifave të energjisë elektrike nga ZRrE pritet të ketë më së largu deri më 31 mars të 2025-të.
Aty këta të fundit vendosin nëse do këtë nevojë për rritje të çmimit të energjisë elektrike ose jo.
E nga deklarime se do ketë shtrenjtim të energjisë elektrike ende pa ardhur koha për shqyrtim të tarifave ZRrE doli me reagim, qysh në fillim të këtij muaji duke demantuar lajme të tilla, duke thënë se duhet pritur afati ligjor.
Por, njohës të fushës konsiderojnë se KEDS e KESCO do të gjejnë arsyetime që në mars të 2025-s kjo të ndodh.
“Në këto periudha mblidhen akterët dhe shohin, aspektet e mirëmbajtjes, aspektet e investimeve, pastaj edhe në bursen energjetike, se si kanë lëvizë çmimet, dhe secili pretendon për favoret e veta nuk ka diskutim këtu”, ka thënë Vezir Rexhepi, profesor universitar.
Kërkesën e KEDS dhe KESCO-së në muajt e parë të këtij viti për shqyrtim të jashtëzakonshëm të tarifave nuk e aprovoi ZRrE.
Andaj, Rexhepi thotë se edhe kërkesa të tilla përsëri nuk janë bindëse për shtrenjtim të energjisë.
“Duke pas parasysh edhe situatën, që KEDS dhe Kesco ashtu siç dihet edhe publikisht marrin 80% të energjisë nga centralet termike me një çmim shumë të volitshëm, atëherë mendoj se duhet parë këto gjana që eventualisht të mos ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike”, ka thënë Vezir Rexhepi, profesor universitar.
Dardan Abazi nga Instituti për Politika Zhvillimore, jep arsyet se pse çmimi aktual nuk mund të mbetet edhe gjatë, ani pse pajtohet që momentalisht nuk ka hapësirë për shtrenjtim.
“Nuk mund të themi ende se ka arsyeje të mjaftueshme të rritjes së çmimit të energjisë, por dihet se çmimi aktual nuk mund të mbahet si i tillë, procesi i transofrmimit energjetik të Kosovës do kërkoj investime shumë më të mëdha, edhe në rritjen e prodhimit, por edhe në transformimin gradual që normalisht do ketë kosotot e tij për rritjen e çmimit të energjisë”, ka thënë Dardan Abazi, INDEP.
E nëse kanë bërë vlerësimet për nevojën e ngritjes së çmimit të energjisë elektrike treguan nga ZRRE.
“Ne përputhje me legjislacionin në fuqi, procesi i shqyrtimit tarifor ka disa hapa deri në marrjen e vendimeve finale (deri në fund të marsit 2025) nga Bordi i ZRRE-së për të hyra dhe tarifa si: aplikimi i të licencuarve të rregulluar për përshtatjet e rregullta vjetore të hyrave të lejuara maksimale, analiza e aplikacionit nga ZRRE dhe publikimi i raporteve për konsultim publik, pastaj në fund merren vendimet finale. Deri në përfundimin e këtij procesi është e vështirë të parashikohet se si do të jenë tarifat për vitin e ardhshëm”, ZRrE.
TV Dukagjini ka kërkuar përgjigje nga edhe nga KEDS dhe KESCO.
Megjithatë asnjëra deri në publikimin e kronikës nuk dhanë përgjigje nëse kanë bërë vlerësimet për nevojën e ngritjes së energjisë elektrike ose jo./Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës