Shtrenjtimi i energjisë elektrike, vihet në pikëpyetje funksionimi i ekonomisë në Maqedoni

Biznesi e “lufton” krizën energjetike me forcat e fundit. Shqetësimi i biznesmenëve sa vjen e shtohet për faktin, siç thonë ata, se për momentin nuk ka ndihmë konkrete për kompanitë për pagesën e energjisë elektrike.
Organizata e Punëdhënësve për “Alsat” thotë se nëse nuk sigurohet energji elektrike më e lirë për biznesin, do të ndodhë një kolaps i vërtetë në sektorin privat. Angell Dimitrov, nga kjo shoqatë thotë se disa kapacitete të mëdha industriale me disa qindra të punësuar tashmë e kanë vendosur çelësin në derë.
“Deri më tani qeveria nuk ka ndarë mjete nga buxheti për të ndihmuar ekonominë, sepse ndihmohen vetëm amvisëritë dhe furnizuesit e vegjël. Ndërsa kompanitë e mëdha furnizohen të gjitha në tregun e hapur, që do të thotë se është një barrë e madhe për kompanitë”, tha Angell Dimitrov, Organizata e Punëdhënësve.
Dimitrov apelon Qeveria sa më shpejt të arrijë marrëveshje me Bullgarinë, për importin e energjisë elektrike që të mos jetë vonë. Qeveria bëri me dije se i kupton shqetësimet e ekonomisë, por theksoi se po përpiqet të gjejë burime shtesë të energjisë elektrike.
“Një pjesë e ekonomisë që nuk hyn në tregun e liberalizuar të energjisë elektrike përdor energji elektrike të subvencionuar nga Qeveria, dhe kjo nuk është pjesë e vogël sepse numri i atyre kompanive është dukshëm më i madh. Qeveria duhet të mbrojë segmentin më të madh, që janë amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël”, thonë nga Qeveria.
Në kohën kur një megavat rrymë në bursë i kalon 800 euro dhe paralajmërohet se çmimi do të kalojë 1000 euro, biznesi numëron vetëm humbje. Në dy javët e ardhshme pritet të mësohet nëse Bullgaria me marrëveshje dypalëshe do të arrijë t’i anashkalojë rregullat e Bashkimit Evropian, dhe t’i japë rrymë më të lirë sektorit privat në Maqedoni./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë